Australia dhe Kroacia urojnë Kosovën

Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu, me rastin e përvjetorittë dytë të pavarësisë së Kosovës kamarrë mesazhe urimi nga Guvernatorja ePërgjithshme e Komonvelthit të Australisë,Quentin Bryce AC si dhe nga Presidenti iKroacisë, Stjepan Mesiq, tekstin e të cilëve poe japim në vijim:

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, mori një mesazh urimi nga Guvernatorja e Përgjithshme e Komonvelthit të Australisë, Quentin Bryce AC, tekstin e të cilit po e japim në vijim: Shkëlqesisë së Tij Dr. Fatmir Sejdiu President i Republikës së Kosovës Më rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës, dua të përcjell tek Ju, Qeveria dhe populli i Kosovës, urimet e mia të ngrohta, së bashku me ato të popullit dhe të Qeverisë Australiane. Është kënaqësi e madhe që Australia uron Kosovën në përvjetorin e saj të dytë si një shtet i pavarur. Siç jeni në dijeni, Australia ishte një nga vendet e para që e njohën pavarësinë e Kosovës më 19 shkurt 2008 dhe ka vendosur zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike më 21 maj 2008. Mund të shprehë besimin tim se marrëdhëniet miqësore midis vendeve tona do të vazhdojnë të avancohen në vitin e ardhshëm. Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, urimet e mia personale dhe pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë. E juaja sinqerisht, Ms. Quentin Bryce AC

******

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, mori një mesazh urimi nga Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, tekstin e të cilit po e japim në vijim: Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe përvjetorit të shpalljes së Republikës së Kosovës, unë, në emrin tim personal dhe të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kroacisë, do të doja t’ju përcillja Ju personalisht dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës urimet më të sinqerta. Ju lutem, z. President, pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë. Stjepan Mesiq President i Kroacisë