Ambasadori Ischinger përshëndet progresin e arritur në Kosovë

Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiubashkë me KryeministrinThaçi, zv.kryeministrinKuqi dhe me Ministrin eJashtëm Hyseni, pritënambasadorin WolfgangIschinger.

“E falënderuam ambasadorin Ischinger për angazhimin e tij parimor jashtëzakonisht konsekuent dhe të urtë, duke mbështetur procesinë për një Kosovë që do të jetë e të gjithë qytetarëve, për një Kosovë demokratike dhe prosperuese”, theksoi Presidenti Sejdiu pas një takimi që pati sot me ambasadorin Wolfgang Ischinger.

Gjatë një konference me gazetarë të mbajtur pas këtij takimi, Presidenti Sejdiu e ka vlerësuar ambasadorin Ischinger si një nga personalitetet e veçanta, që ka qenë pjesë e kontributit në prosesin e negociatave për statusin politik të Kosovës në kuadër të treshes ndërkombëtare në mandatin 120-ditësh.

Më tej, Presidenti Sejdiu tha se për këtë një vit e gjysmë të ecjes së saj si shtet sovran, Kosova është dëshmuar në mënyrën më të mirë të mundshme, me njohjet e rëndësishme që janë bërë, si dhe me një zotim tonin të palëkundur se do të lëvizim fuqishëm drejt proceseve të integrimeve euroatlantike, pra në BE dhe NATO.

“Jemi të përkushtuar për të pasur gjithmonë relacione të mira me fqinjët tanë, me vendet e rajonit dhe të zhvillojmë politikat e përbashkëta evropiane, pra atë rrugë që ne dëshirojmë ta kapërcejmë më shkurt, edhe pse ka vështirësi të shumta objektive”, pohoi Presidenti Sejdiu.

Ndërsa, Ambasadori Ischinger, pasi që shprehu kënaqësin e tij që ndodhej në vendin tonë, përshëndeti lëvizjet e rëndësishmë përpara që janë bërë në Prishtinë dhe në të gjithë Kosovën që nga viti i kaluar. “E përshëndes punën që është arritur nga liderët e Kosovës në vitin e parë të miratimit të Kushtetutës së Kosovës” theksoi ambasadori Ischinger.

Gjithashtu, ai ka përshëndetur institucionet e Kosovës për implementimin e premtimeve për të përmbushur rekomandimet që dalin nga Propozimi i Marti Ahtisaarit. I pyetur për vendimin e ambasadorëve të NATO-s për zvogëlimin e numrit të trupave ushtarake në Kosovë, ambasadori Ischinger theksoi se kjo është shenjë e stabilitetit në Kosovë dhe se NATO-ja do të vazhdojë të jetë edhe më tej e pranishme në Kosovë për të siguruar paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e saj.