presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Këshilli Konsultativ për Komunitete diskutoi një varg çështjesh

Këshilli Konsultativ për Komunitete në mbledhjen e mbajtur më 17 nëntor 2011, të kryesuar nga z. Petar Miletić, diskutoi lidhur me Raportin e Grupit punues për çështjet e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, ku pas diskutimeve u miratuan disa rekomandime të cilët do t’ju adresohen këtyre institucioneve: Zyrës për Qeverisje të Mirë, Kuvendeve Komunale dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Këshilli Konsultativ për Komunitete, gjithashtu diskutoi lidhur me amendamentin në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtje, Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, propozuar nga Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim  i cili nuk është miratuar nga Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Këshilli përsëri vlerësoi se propozim amendamenti që deputeti i Kuvendit të Kosovës të jetë anëtar i obligueshëm i Këshillit Konsultativ për Komunitete është në  kundërshtim me natyrën e këtij Ligji. Në këtë mbledhje anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete gjithashtu diskutuan për koordinim jo të mirë ndërmjet Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim të Kuvendit të Republikës së Kosovës ku në këtë diskutim mori pjesë edhe kryetari i këtij Komisioni z. Goran Marinković i cili u premtoi anëtarëve të Këshillit se koordinimi ndërmjet këtyre dy institucioneve në të ardhmen do të jetë në nivelin e duhur. Në fund të mbledhjes  përfaqësuesit e Qendrës Evropiane për Çështje të Komuniteteve ECMI njoftuan anëtarët e Këshillit për organizimin e seminarit në Durrës në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit Konsultativ për Komunitete me temat ndryshimi i ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe procesi i nominimit të anëtarëve të rinj të Këshillit Konsultativ për Komunitete. 

This site is registered on wpml.org as a development site.