“Zëri”: KOSOVA DO TA JAPË SHPEJT VERDIKTIN E SAJ PËR PAVARËSI

Me këtë proces Kosova e ripërsërit realisht një Referendum, sepse nuk është pesha vetën në zgjedhjen e institucioneve apo legjitimin e tyre, por është pesha në fuqinë dhe mesazhin politik që i jepet botës demokratike. Prandaj, kjo është thirje për tolerancë, ashtu siç ka ecur mirë fushata, ashtu të jetë edhe dita e zgjedhjeve, sepse do të jetë një ditë e rëndësishme që do të shënohet në ecjen tonë krahas procesit të statusit. Kjo do të ishte edhe një ndihmë e drejtpërdrejt për vetë statusin.

Zëri: Zoti President, Kosova është në finalen edhe të një procesi tjetër, atij zgjedhor. Nga këndvështrimi juaj, si ka qenë fushata sivjet?

Sejdiu:
Mendoj se është një proces jashtëzakonisht i gjallë, dinamik dhe që ka vënë në pah konkurrencën e subjekteve dhe partive politike që konkurrojnë në një proces që mendoj se në tërësinë e vet është është shprehur me një nivel të lartë të kulturës politike. Kjo rezulton nga një sfond i mirë i krijuar apo një taban i qëndrueshëm që Kosova ka për proceset zgjedhore dhe për proceset demokratike të cikleve të mëhershme dhe unë këtë e lidhi edhe me 1992-shin dhe 1998-tën dhe katër palë zgjedhje që i kemi pasur në periudhën e pasluftës që kanë qenë të cilësuara si zgjedhjet më të mira të Evropës Juglindore. Mendoj se është një përkushtim i veçantë i të gjithëve që ta ruajmë këtë epitet dhe është me rëndësi që tërësia e tij sillet në kuadër të një fer plej. Mendoj se kjo ka reflektuar nga qasja e secilës parti poltike anipse ka pasur aty -këtu që e ngritur rivalitetin apo kalohet nga ajo që mund të quhet konkurrencë lojale.

Zëri: Është hera e parë që LDK-ja i qaset një procesi zgjedhor pa themeluesin e saj, presidentin Rugova. Si është reflektuar kjo në LDK?

Sejdiu:
Unë mendoj se është një sfidë e veçantë për LDK-në për faktin se nuk e kemi prezencën fizike të Presidentit Rugova, njeriun që ka udhëhequr LDK-në, njeriun që ka udhëhequr proceset e mëdha për Kosovën dhe se ajo është e vërejtshme në këtë ecje tonën pas tij, jo vetëm në këtë proces zgjedhor. Por mund të them se ekziston një mobilizim shumë i fuqishëm që kjo mungesë fizike të kompensohet me qasjen tonë të përgjithshme duke ruajtur unin e partisë, duke ruajtur atë bërthamë të ideve që kemi pasur dhe të zhvillohemi edhe më tej në kuptimin e mbajtjes së një vizioni të qartë dhe prijës në proceset që kemi para vetes dhe duke shfrytëzuar në plotëni krejt trashëgiminë e tij. Ka ndonjëherë dhe kam dëgjuar aty-këtu se LDK-ja akuzohet pse e përmend presidentin Rugova dhe pse i referohet atij, por unë mund të them se është pjesë e trupit të LDK-së edhe në këtë ecje tonë të tashmen dhe në ecjen e mëtejme është e drejtë e LDK-së që t’i referohet vlerave të veta duke vlerësuar në të njëjtën kohë edhe vlerat e krijuara në krejt lidershipin shqiptar.

Zëri: U ka rënë hise të jeni trashëgimtar i Rugovës në LDK, ndërsa shumëkush mendon se këto zgjedhje, në të njëjtën kohë janë edhe sfida më e madhe për ju si politikan. A mendoni se LDK do të jetë në gjendje që të ruajë trupin e vet elektoral pa Rugovën?

Sejdiu:
Jam shumë i bindur se po. LDK këtë e ka dëshmuar edhe me kapërcimin e suksesshëm të sfidave para saj gjatë këtyre gati dy vjetëve pa prezencën e presidentit Rugova, flas për periudhën nga janari i vitit 2006, duke kapërcyer këtë kohëra që ka qenë shumë sfiduese. Për ne është shumë e rëndësishme që janë bërë zhvillime pozitive në organizmin e strukturës së brendshme të partisë dhe një funksionim i sukseshëm edhe në institucionet e vendit, qofshin të nivelit lokal apo nivelit qendror. Kjo realisht do të reflektojë edhe në rezultatain që do ta kemi para vetes. Mendoj dhe është krejt normale që LDK-ja do ta mbajë primatin në relacion me partitë e tjera politike. E rëndësishme është për LDK-në se ka reflektuar me tolerancë dhe në frymën e bashkëpunimit në proces me të gjithë, duke pasur konsideratë edhe për rivalët politikë, dhe ka një përkushtim për LDK-në të qytetarëvë të Kosovës, e para së gjithash të rinjëve që në fluks të madh po radhiten si mbështetës të saj.

Zëri: E thatë se dikush e ka kritikuar LDK-në që po thirret në trashëgiminë politike të presidentit Rugova, por krahas kësaj opozita ju ka kritikuar juve që keni marrë pjesë aktivisht në fushatë, marrë parasysh postin e ngrirë te kryetarit të LDK-së. A ka qenë kjo në kundërshtim me Kornizën Kushtetuese?
Sejdiu:
Unë mendoj se në esencë nuk është në kundërshtim me Kornizën Kushtetuese. Arsyeja themelore pse unë kam marrë pjesë në fushatë është e natyrshme, sepse jam nga kandidatët e LDK-së, e gjithashtu e udhëheq listën e kandidatëve të partisë për Parlamentin e Kosovës dhe është e natyrshme që në tubimet elektorale të kem pasur rastin dhe t’ua them edhe ndonjë fjalë njerëzve që kanë ardhur për të dëgjuar projektin e LDK-së. Ajo që është e rëndësishme është se në të gjitha tubimet që kam qenë kam pasur një kujdes të veçantë të respektit ndaj partive të tjera politike, duke thirrur për një frymë të bashkëpunimit dhe tolerancës dhe duke thirrur po kështu për masivitetein në pjesëmarrje në procesin zgjedhor, që është interes i të gjithëvë, është interes i Kosovës. Prandaj, kjo sillet në kuadër të një rregulle normale dhe paraprakisht unë kam ushtruar edhe detyrën time në thirrjen që u kam bërë partive politike që marrin pjesë në procesin zgjedhor, që të nënshkruajnë një akt të përbashkët ceremonial, atë të Kodit të Mirësjelljes për fushatë.

Zëri: I përmende më herët fërkimet e aty-këtushme gjatë fushatës. A kanë disejnuar pak a shumë ato fërkime që ka pasur LDK-ja edhe partnerët dhe jopartnerët e mundshëm të LDK-së në një qeverisje të ardhshme?

Sejdiu:
Mund të them që jo, sepse LDK-ja është e përcaktur në projektin e saj dhe këtë e ka shprehur Kryesia e LDK-së që t’i fitojë zgjedhjet që është e drejtë e saj sikur që është e drejtë edhe e partive politike që të pretendojnë një rezultat të tillë. LDK nuk ka proklamuar asnjë koalicion me ndonjë subjekt politik paraprak. Ne e kemi një koalicion të mëhershëm në kuadër të cilësisë së deputetëve që do të jenë, flas për partitë që udhëheqin z. Zef Morina (PDKI) dhe z. Bujar Bukoshi (PReK) dhe partinë që udhëheqte i ndjeri Rexhep Abdullahu (PNDSH) e që tash udhëhiqet nga Pashk Staka, pa obligime të veçanta. Nuk ka asnjë paralajmërim tjetër për koalicion me ndonjë parti politike. LDK-ja ka qenë në koalicion me AAK-në, është e inetresuar që këtë ta përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të shohim pastaj në ecje të mëtejshme se cila do të jëtë zgjidhja më e mirë, nëse do të ketë nevojë të krijimit të koalicioneve. Për ne është me rëndësi që Kosova të ketë qeveri stabile, që kjo qeveri që do të krijohet të jetë e gatshme të përballet me sfidat që i ka para vetes në periudhën e tranzicionit dhe në periudhën e ringjalljes ekonomike të Kosovës, të sundimit të ligjit...

Zëri: Megjithatë zyrtarë të lartë të LDK-së kanë shprehur pak a shumë qëndrime, sepse kanë bërë deklarata shembull se nuk do të jenë në kurrëfarë koalicioni me AKR-në e Behgjet Pacollit...?

Sejdiu:
Për shkak të parimit unë nuk do të flas, do t’i presim rezultatet dhe është me rëndësi që Kosva po hyn në këtë periudhë me një garë tepër të gjallë, ndërsa për LDK-në, është e rëndësishme se ajo do të zgjedhë këtë rrugë të fitimit të zgjedhjeve. Dhe, po që se krijohet nevoja e lidhjes së koalicioneve, ne do ta analizojmë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme që është interes i LDK-së në projektin e saj, por edhe i Kosovës në veçanti.

Zëri: A është LDK e gatshme të jetë sërish në koalicion me AAK-në, sepse kjo parti ka dhënë sinjale se është në gjendje ta bëjë këtë sërish me LDK-në?

Sejdiu:
Për ne është me rëndësi t’i kemi parasysh të gjitha elementet e mira dhe pozitive që të mund të jetë një qëverisje e koalicionit. Qeverisja e koalicionit është element i funksionimit demokratik dhe mendoj se qeverisja që ka qenë deri tani ka qenë efektive.

Zëri: Në opinionin kosovar ka filluar të flitet e shkruhet edhe për idenë e një koalicioni LDK-PDK?

Sejdiu:
Ne nuk kemi kemi kurrëfarë qëndrimi në kuptimin e koalicioneve paraprake, absolutisht jo.

Zëri: Por, subjektet e tjera po i bëjnë parallogaritë e tyre, PDK tashmë ka nominuar liderin e saj Hashim Thaçi për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, derisa në të njëjtën kohë edhe AAK llogarit “me Ramushin kryeministër”. Sipas këtyre llogarive, LDK-në e pret një sfidë e madhe nëse edhe kjo dëshrion të ketë kryeministrin nga radhët e saj?

Sejdiu:
Edhe LDK-ja e ka qëndrimin e vet dhe e ka formësuar idenë e vet për ta udhëhqur Qeverinë e ardhshme të Kosovës. Prandaj, me kohë ne do t’i japim emrat e njerëzve që do ta udhëheqin Qeverinë, që do të jënë bartës të sektorëvë në Qeverinë e Kosovës, në momentin kur ne e shohim të arsyeshme.

Zëri: Nëse merren parasysh praktikat e kaluara, gjithmonë ka pasur vështirësi në krijimin e Qeverisë prej momentit të shpalljes zyrtarë të rezultateve. Sa kohë do të duhet kësaj here që të formohen institucionet e reja?

Sejdiu:
Mendoj se kësaj radhe mund të zgjidhen më shpejt. Është një përvojë që ka ndodhur, ka një distancë të krijuar edhe në procesin e formësimit të institucioneve, por edhe të pjekurisë politike paralelisht me këtë. Jemi në moment kur nuk kemi kohë për të pritur.

Zëri: Z. President, në të njëjtën kohë po rrjedh edhe procesi i statusit të Kosovës. Në çfarë faze është ky procesi marrë parasyh se po u vjen fundi atyre që janë quajtur bisedime shtesë 120 ditëshe?

Sejdiu:
Mendoj se jemi në shterrje të këtij 120 ditëshi dhe përpjekjeve ndërkombëtare për të gjetur një shteg më të lehtë në kapërcim, pra edhe për të dhënë formulën finale në mbështetje të vizionit për të ardhmen e Kosovës. Nuk është mandat i Treshes ndërkombëtare që ta bëjë një gjë të tillë, dhe është me rëndësi që Kosova ka ofruar qasjen e saj më të mirë të mundshme dhe në aspektin pragmatik dhe në aspektin e vizionit se si do të ecet në periudhën e ardhshme, duke konsideruar raportet e saj me shtetin e Serbisë si raporte midis dy shteteve sovrane. Kjo është ofruar edhe në Traktatin për miqësi dhe fqinjësi të mirë midis dy vendeve. Kemi deklaruar se Kosova nuk është e gatshme dhe nuk do të pranojmë procese të reja negociatore. Është bërë ky angazhim shtesë me një mandat të Treshes ndërkombëatre (SHBA-BE-Rusi) me idenë që me këtë të konkludohet apo të përmbyllet gjithë ky cikël i mundimshëm. Realisht, Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç pavarësisë së saj dhe sovraniteteit të plotë.

Zëri: Kush garanton se nuk do të ketë negociata të reja apo shtyrje të statusit?

Sejdiu:
Ky është proces ndërkombëtar. Natyrish, insistimi ynë është që 10 dhjetori të jetë vija e kuqe në kuptimin e moslejimit të procesve të tjera absolutisht. Mund të them se garnat për këtë janë shtetet të cilat e mbështesin fuqimisht pavarësinë e Kosovës, dhe këtë e kanë thënë në variante të ndryshme, qoftë në mbështetje të pakos së Ahtisaarit, qoftë në insistimin e tyre se nuk do të këtë qasje të tjera në interferenca që të detyrohet Kosova të hyjë në procese të reja negociatore dhe në zhagitje, apo qoftë edhe në deklarime të drejtpërdrejta që i kemi. Marrim shembullin konkret të Presidentit Bush dhe deklaratën e tij të qartë në Tiranë se në një moment do të thuhet: mjaft, mjaft, mjaft dhe Kosova do ta fitojë pavarësinë. Po kështu është e rëndësishme që Parlamenti i Kosovës do ta marr vendimin e vet. Ky vendim do të pasojë pas konsultave ende të nevojshme që ne do t’i bëjmë me partnerët tanë.

Zëri: E thatë se nuk do të pranohet asgjë më pak se pavarësia, ndërkohë që në sipërfaqe po dalin shpesh propozime të ndryshme. Tash së fundi Ishinger ka folur për përgatitjen e një propozimi të një “status neutral” në raportet me Serbinë, edhepse ky propozim nuk i referohet vetë statusit, por raporteve Kosovë-Serbi në fusha të caktuara?

Sejdiu:
E para-Treshja nuk ka mandat që të ofrojë formula politike dhe kjo është shumë e qartë dhe kjo na është bërë e qartë në fillim të angazhimeve të procesit shtesë dhe e dyta treshja ka bërë disa përpjekje që të bëjë disa konkluzione që kanë të bëjmë me raportet midis dy vendve, raporte që lidhen realisht edhe nga fusha e ekonomisë, por edhe e bashkëpunimit në fusha të tjera sepse duhet të kihen parasyh edhe disa tema që ende janë relaisht brengë e qytetarëvë të Kosovës, si rikthimi i të pagjeturve në Kosovë, kthimi i qytetarëve të shpërngulur nga Kosova, problemet që kanë të bëjnë me çështjen e parandalimit të krimit të organizuar, energjetika, lëvizja e qytarëve dhe çështje ndërshtetëore. Kjo është në suaza të kësaj natyre dhe s’ka të bëjë me statusin. Fundja, Kosova nuk do të pranojë, e ripërsëris, koncepte apo ide që janë më pak se pavarësia e Kosovës. Zgjidhje të formave neutrale, nëse aludohet në zgjidhje të karakterit politik “as mish as peshk”, janë të paqëndueshme dhe të papranueshme për ne.

Zëri: Ndërkohë po shtohen presionet që të shpallet pavarësia. Kur do të ndodhë kjo?

Sejdiu:
Presioni ekziston, shqetësimet janë prezente. Janë këto shqetëime të qytetarëvë të Kosovës, të Ekipit të Unitetit... Na nevojitet një qetësi shpirtërore dhe stabilitet i vendit, sepse ka kohë pas kohe tendenca që Kosova të hidhet jashtë binarëve të saj dhe të destabilizohet. Na duhet një mirëkuprtim i qytetarëvë të Kosovës, sepse unë flas për një kohë shumë shumë të shkurt kur do të ndodh kjo (pavarësia). Unë nuk mund ta them sot se cila është dita kur Kosova do ta shpall verdiktin e vet, por është shumë me rëndësi të them se në monentin që Kosova do ta jap verdiktkin e vet, pas disa minutave, një ore ose një dite të pasojë njohja ndërkombëtare. Ne jemi të interesuar që ta realizojmë pavarësinë e Kosovës, jo vetëm ta bëjmë një deklamim apo rikonfirmim të vullnetit të qytetarëqvë të Kosovës. Dëshirojmë që kjo të bëhët me partnerët që ju kanë gjetur Kosovës në kohërat më të vështira.

Zëri: Cila është mesazhi juaj për qytetarët e Kosovës për ditën e zgjedhjeve?

Sejdiu:
Kemi një sfidë reale para vetvetes, një sfidë të cilën Kosova duhët ta kapërcejë sukseshëm. Është mirë të dilet masivisht në zgjedhje, thërras në veçanti të rinjtë që kanë kaluar moshëm mbi 18 vjet të japin verdiktim e vet për hërë të parë. Me këtë proces Kosova e ripërsërit realisht një Referendum, sepse nuk është pesha vetën në zgjedhjen e institucioneve apo legjitimin e tyre, por është pesha në fuqinë dhe mesazhin politik që i jepet botës demokratike. Prandaj, kjo është thirje për tolerancë, ashtu siç ka ecur mirë fushata, ashtu të jetë edhe dita e zgjedhjeve, sepse do të jetë një ditë e rëndësishme që do të shënohet në ecjen tonë krahas procesit të statusit. Kjo do të ishte edhe një ndihmë e drejtpërdrejt për vetë statusin.