Presidentja Jahjaga mori pjesë në manifestimin e Këshillit Kombëtar Shqiptaro – Amerikan

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në manifestimin e shënimit të 16-vjetorit të aktivitetit të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC).

Presidentja Jahjaga mbajti me këtë rast një fjalim, të cilin po e sjellim të plotë në vijim:

Të nderuar bashkatdhetar dhe bashkëkombës,
 
I nderuar President Nishani
 
Të nderuar zv. Kryeministra Arifi dhe  Xhaferi,
 
I nderuar z. Reeker,
 
I nderuar kongresist Engel,
 
Kongresist Grimm,
 
Ambasadore Di Carlo,
 
Ambasador Wizner,
 
I nderuar Z. Mustafa dhe anëtarë të NAAC,
 
Të nderuar miq,

 
Jam e nderuar qe takoj këtu përplot gra dhe burra qe jeni te angazhuar
dhe po punoni ne mënyre të jashtëzakonshme në pavarësinë dhe në
zhvillimin e proceseve demokratike te Kosovës, në çështjen kombëtare
dhe në miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Kontributi i juaj - Shqiptarë të Amerikës gjithmonë ka qenë i
rëndësishëm gjatë të gjitha periudhave të historisë sonë. Ju si
qytetarë të SHB-ve më së miri e njihni shpirtin amerikan, vendosmërinë dhe përkushtimin, idealin e lirisë dhe të demokracisë, të cilat vlera i shpërndatë në atdheun Tuaj duke qenë sot parime bazë, që na qojnë përpara .
 
E përgëzoj NAAC un në këtë përvjetor Tuajin për këtë manifestim
kuptimplotë. Ju dëshiroj suksese në të ardhmen. E keni përkrahjen time
dhe të institucioneve të Kosovës.
 
Të nderuar të pranishëm,
 
Me nderim të thellë i kujtojmë sot duke i pasur udhërrëfyes në rrugën
tonë të gjithë ata veprimtarë, të gjitha ato shoqata, klube e
organizata që bënë  punë patriotike njëkohësisht duke punuar e jetuar
si qytetarë të devotshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Ne të gjithë jemi të përkushtuar për vizionin tonë për një të ardhme
më të mirë për popullin tonë.
 
Kontributi i shqiptareve të Amerikës dhe i miqve tanë, kongresistë,
senatorë, intelektualë dhe veprimtarë të të gjitha fushave, është
shumë domethënës për vetëdijesimin e opinionit te brendshëm dhe te
jashtëm, për krijimin e platformës së drejtë dhe tërësisht
civilizuese.
 
Falënderoj për angazhimin dhe për prezencën këtu  Juve kongresisti i
nderuar Eliot Engël, ambasadorja Rozmari Di Karlo, ambasadori Frank
Vizner, zëvendës ndihmës sekretari i shtetit  Filip Riker dhe juve të
gjithë të tjerëve qe e forconi bashkëpunimin në idealet e përbashkëta
tonat.
 
Ne këtë ditë jam e nderuar të kujtojmë shëmbëlltyrën e djemve të
batalionit “Atlantiku”, që kapërcyen oqeanin për t’i dalë zot Kosovës
në lirinë e saj.
 
Rruga jonë drejt lirisë ishte plot sakrifica, që kulmin e arriti me
luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të komandantit
legjendar Adem Jashari, të bijve dhe të bijave më të mira të atdheut.
 
Platforma jonë politike, internacionalizimi i çështjes së Kosovës, u
bë në sajë të lëvizjes intelektuale dhe gjithë popullore të udhëhequr
nga Presidenti i parë i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, që me  programin
largpamës për liri, pavarësi dhe demokraci, mobilizoi popullin  me
politikën aktive paqësore.
 
Në këtë vit të njëqindvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë  populli
shqiptar është i lirë dhe zot i vetvetes kudo që jeton. Sot kemi një
bashkëpunim të fuqishëm në të gjitha fushat që do ta zhvillojmë për
prosperitet, për paqe dhe stabilitet për bashkëpunim dhe fqinjësi të
mirë me të gjithë popujt dhe me të gjitha vendet.
 
Nëse shekulli i njëzet mbahej mend për shpalljen e pavarësisë dhe
krijimin e shtetit shqiptar, shekulli njëzet e një  shënohet me
shpalljen e pavarësisë së Republikës se Kosovës. Këto dy vepra madhore patën sukses fal ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidentëve Wilson, Klinton dhe Bush dhe miqve tanë ndërkombëtarë.
 
Të nderuar bashkëkombës të mi, të nderuar miq amerikanë,
 
Ne  po ndërtojmë shtetet  demokratike me  vizionin e qartë, të
anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në familjen e popujve të lirë, të
dinjitetshëm dhe të barabarte, dhe anëtarësimin në NATO, në Aleancën
më të fuqishme, që me intervenimin e saj , parandaloi gjenocidin dhe
ktheu popullin në trojet e veta.
 
Republika e Kosovës dëshiron,  te behet anëtare e Organizatës se
Kombeve te Bashkuara, sepse kështu e përmbyllim me sukses dhe në
mënyrë të drejtë një kapitull të historisë,
 
Të  punojmë  për kauzën në të cilën besojmë. Për paqe, prosperitet
bashkëpunim dhe solidaritet ndërmjet njerëzve.
 
Jam shume e gëzuar,  në vendin e demokracisë , në kryeqendrën e
diplomacisë botërore  po festojmë bashkë përvjetorët tanë  të nderuar
me miqtë e tanë të çmuar.