Fjalimi i Presidentes Jahjaga në pritjen tradicionale për Korin Diplomatik

Të nderuar ambasadorë, përfaqësues te organizatave ndërkombëtare

Është nder i madh t’ju uroj mirëseardhje në këtë takim joformal. Në një rast si ky, është e udhës që të filloj duke ju falënderuar për mbështetjen tuaj dhe mbështetjen e vendeve të cilat ju përfaqësoni konsolidimit të mëtutjeshëm dhe forcimit të Kosovës, miqësisë sonë dhe partneritetit tonë. Sonte na është bashkuar edhe ambasadori i SHBA-sw në Serbi. Ambasador Kirby, mirë se erdhët ne Kosovë dhe ju faleminderit që na u bashkuat sonte, është kënaqësi e madhe t’ju kemi këtu, bashke me ne.

Ne nuk kemi pasur një vit të mirë, siç ishit dëshmitarë edhe ju vetë. Zgjedhjet e parakohshme, formimi i gjatë dhe i komplikuar i qeverisë, vala e imigrimit ilegal, t’i përmendi vetëm disa zhvillime të rënda të vitit të shkuar të cilat u bartën edhe në këtë vit. Dhimbjet e rritjes sonë kanë shtuar presionin mbi institucionet e Kosovës dhe kanë rritur frustrimin e qytetarëve Kosovës dhe të mbështetësve të saj jashtë vendit.

Përkundër këtyre rënieve, unë e kam parë Kosovën të ngritët sërish, secilën herë më e fortë. Ne kemi parë një Kosovë të përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, një vend i cili i mbetet besnik vlerave fundamentale. Një vend i cili është serioz në qëllimin e vazhdimit të të cenurit një mozaik kulturor.

Është besim i fortë i imi, një bindje e fortë, që aftësia jonë për t’i tejkaluar këto momente të vështira, dhe të adresimit të tyre në mënyrë praktike, është një testament i dashurisë të cilën njerëzit e Kosovës e kanë për vendin e tyre, të pjekurisë sonë, dhe forcës së asaj të cilën e kemi ndërtuar së bashku.

Unë personalisht, nuk kam asnjë dyshim për seriozitetin e detyrave që na presin, dhe për kohët sfiduese para nesh. Por, ato nuk do ta sfidojnë dashurinë tonë për Kosovën, apo vullnetin tonë ndaj transformimit të Kosovës në atë imazh të aspiratave tona, si shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, një vend paqedashës dhe demokratik, i denjë për t’u bashkuar Bashkimit Evropian dhe komunitetit transatlantik, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne kemi arritur kaq larg së bashku. Dhe kemi shumë detyra para nesh për të përmbushur dhe shumë fitore për të korrur. Besoj në vullnetin tonë, dhe në aftësinë tonë dhe në interesin tonë për t’u bërë bashkë që ta qojmë Kosovën përpara.

Ambasadorë, ju faleminderit.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj.