Fjala e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Konferencën e Pestë Ndërkombëtare Ndërfetare në Kosovë

Është hera e parë që Kosova është nikoqire e dy nobelisteve të paqes dhe kam nderin që sot të ju përshëndes si president i vendit dhe të ju uroj për kontributin e madh që keni dhënë në vendet tuaja por edhe në botë për mesazhin e paqes, dialogut dhe për afirmimin e rolit të gruas në kundërshtimin e të gjitha formave të diskriminimit dhe urrejtjes.

Prishtinë, 31 maj 2016

Shumë të nderuar mysafirë të Konferencës së Pestë Ndërfetare në Kosovë,

Të nderuar ministra, ambasadorë, prijës fetarë,

Ju përshëndes posaçërisht juve Dr. Ebadi dhe zonja Karman,

Ështëhera e parë që Kosova është nikoqire e dy nobelisteve të paqes dhe kamnderin që sot të ju përshëndes si president i vendit dhe të ju uroj përkontributin e madh që keni dhënë në vendet tuaja por edhe në botë përmesazhin e paqes, dialogut dhe për afirmimin e rolit të gruas nëkundërshtimin e të gjitha formave të diskriminimit dhe urrejtjes.

Sotkëtu jeni 300 mysafirë të pranishëm në këtë dhomë, por edhe mijëra tëtjerë që po na shikojnë në kanalet televizive dhe dhjetëra mijëra tëtjerë që do të ndjekin mesazhet e kësaj konference në rrjete sociale, dotë jeni dëshmitarë të një diskutimi të thellë për çështje shumë tërëndësishme që po brengosin jo vetëm Kosovën, por edhe kontinentineuropian e edhe më gjerë. Janë çështje këto shumë bazike por meimplikime shumë të thella për sigurinë tonë, për sigurinë e fëmijëvetanë dhe për mirëqenien dhe progresin e tërë njerëzimit:

Si mund të luftojmë interpretimin ekstremist të dashurisë ndaj Zotit?

Simund të angazhojmë të gjitha shtresat e shoqërisë, jo vetëm meshkujtdhe jo vetëm të moshuarit në një dialog të ri mbarëshoqëror për njëpajtim për vlerat pozitive, të dashurisë ndaj njëri-tjetrit?

Simund të krijojmë një platformë bashkëpunimi, t’i lidhim pikat e largëtame vija të holla. Si mund të krijojmë një arkipelag të bashkëpunimit ngaishujt e izoluar të aktivistëve qytetarë?

Këto pyetje kanë shumërëndësi sidomos këtu, në atdheun tonë të Kosovës, ku eksperienca jonëtragjike e viteve të shkuara ka dëshmuar se në mungesë të respektit kapasur shtypje në emër të politikave ekstremiste në baza etnike dhefetare, pra para 17-18 viteve. Në mungesë të dialogut, ka pasur luftë.Në mungesë të  mirëkuptimit për të ardhmen e përbashkët, ka pasurfokusim në histori të moçme të urrejtjes dhe hakmarrjes.

Kosovaështë vend i përshtatshëm për të diskutuar këto tema edhe për një arsyetjetër: se përkundër tragjedisë së luftës të cilën e kemi përjetuar,përkundër mijëra të vrarëve dhe dhjetëra mijëra grave të dhunuara dheqindra mijëra shtëpive të djegura, ne megjithatë kemi ruajtur shpirtin etolerancës dhe përkushtimin ndaj dialogut.

Jemi në mes tëEuropës, më pak se dy orë larg nga Vjena, Roma por edhe Stambolli dhedëshiroj të ju rikujtoj fjalët e Papa Françeskut që i tha para disajavësh në Bruksel kur e mori Çmimin Sharlemanjë: “Fytyra e vërtetë eEuropës nuk qëndron tek konfrontimi, por në pasuritë e kulturave dhe nëbukurinë e përkushtimit ndaj mendjes së hapur. Pa këtë kapacitet përintegrim, fjalët e Konrad Adenauerit na dalin profetike: “E ardhmja ePerëndimit nuk rrezikohet nga tensionet politike por nga rreziku ikonformizmit, mendimet dhe ndjenjat e njëtrajtshme dhe nga ikja prejpërgjegjësisë duke u brengosur vetëm për vetveten”.

Ati iShenjtë i foli këto fjalë duke shprehur brengosje për Europën dhe dukembrojtur diversitetin e mendimeve, feve, ideologjive, kombësive.

Këtovlera na drejtojnë edhe neve këtu në shtetin e ri, në Kosovë. Pasi qëpërfunduam luftën e përgjakshme, filluam ta ndërtojmë një shtet tëbazuar në koncept qytetar, ku i vogli është i mbrojtur nga i madhi, dheku përkatësia identitare nuk e përkufizon cilësinë e jetës apo të tëdrejtave të njeriut.

Tema e sivjetme e Konferencës NdërkombëtareNdërfetare është roli i Gruas në Promovimin e Dialogut Ndërfetar. Mendojse mu ky vit është shumë i qëlluar për të diskutuar rolin e gruas nëpaqebërje.

Jo shumë larg nga ky vend, pra nga Prishtina, më pakse dy orë me automobil, do të arrini në fshatin e Letnicës, dhe mu atypara shumë dekadave, ishte një vashë e re me emrin Gonxhe Bojaxhiu ecila e gjeti Zotin dhe vendosi që dashurinë ndaj Zotit ta përkthejë nëdashuri ndaj tërë njerëzimit, fëmijëve te Zotit. Kjo vashë vite më vonë ubë e famshme si Nëna Tereze dhe fitoi Çmimin Nobel duke u bërëshqiptarja e parë dhe e vetme që e fitoi këtë çmim. Këtë vit ajo do tëshpallet e shenjtë, dhe ne që tani kemi filluar të festojmë dhe tëurojmë që Nëna Terezë, nëna e shqiptarëve por edhe  e Irlandës, Kalkutësdhe tërë botës, të jetë fanar inspirimi dhe shembull i përkushtimitjetësor ndaj mirëqenies dhe dashurisë për njëri-tjetrin.

Pra nesot këtu, së bashku me juve jemi, të frymëzuar nga jeta dhe vepra eNënës Tereze, shenjtores së të varfërve, kujtojmë se ky nënqiell ështëtokë e plleshme ku shumë shekuj më parë, shumë mijëvjeçarë më pare, janëmbjellur farat e diversitetit dhe respektit ndaj njëri-tjetrit.

Praky është një vit i mirë për ta kujtuar Nënçn Tereze, dhe për ta shënuarrolin e gruas në luftimin e ekstremizmit por edhe në afirmimin edialogut ndërfetar.

Të nderuar mysafirë nga mbarë bota,

Juftoj të mendojmë për tri pika këto ditë të konferencës dhe tëreflektojmë bashkërisht se si mund të rrisim bashkëpunimin për njëqëllim të përbashkët: bota në paqe dhe keqpërdorimi i emrit të Zotit përtë përhapur urrejtjen, konfliktin, mosdurimin dhe absolutizmin fetar:

-    Pika e parë ka të bëjë me domosdoshmërinë që të mos jemi gjysmakë nëluftën tonë ndaj ekstremizmit. Kur vetëm meshkujt punojnë, vetëmmeshkujt angazhohen dhe vetëm meshkujt propagojnë ideologji apopredikime fetare, rezultati gjithmonë na del negativ ngase familjettona, shteti ynë, bota jonë nuk është e meshkujve dhe nuk u takon vetëmmeshkujve. Patjetër duhet gjetur dhe zgjatur dorën edhe gruas, motrës ebashkëshortes për të luftuar të keqen, për ta edukuar fëmijën me dashuridhe respekt, dhe për ta ndërtuar familjen e shëndoshë dhe shtetin eshëndoshë. A ka aleatë më të mirë se nëna, motra, gruaja në luftimin eekstremizmit? Por cila nënë apo cila bashkëshorte dëshiron të shohë tëbirin apo burrin të vdekur në shkretëtira të Lindjes së Mesme, dukeluftuar për të përhapur agjenda absurde të urrejtjes. Pra, ju ftoj qësot të nisim një dialog të mirëfilltë se si të angazhohet gruaja në çdoaspekt të debatit shoqëror dhe aktivizmit qytetar? Mendoj se nobelistet eshquara që kemi sot pranë janë shembuj që mund të na ndriçojnë me idese si të afirmojmë punën e gruas dhe se si feja të mos jetë pengesë porshtytje e angazhimit të grave.

-    Pika e dytë që dua tëpropozoj është që të mos biem në grackën e debateve të njëllojshme kurtë gjithë pajtohemi se besojmë në një Zot, të gjithë pajtohemi se fejaduhet t’i bashkojë e jo t’i largojë njerëzit. Unë nuk besoj se ne mundtë bëjmë dialog vetëm mes nesh që jemi afirmues të paqes – ne duhet tazgjerojmë dhe ta thellojmë dialogun, ne duhet të jemi të pranishëm edhenë qarqet ku ka jotolerancë, ku mbillet urrejtja, dhe aty ta përçojmëbetejën tonë kundër ekstremizmit. Pra pa qenë të pranishëm në Facebook,ku janë miliona të rinj duke u helmuar me mesazhe përçarëse, ne nuk mundtë kemi sukses në luftimin e ekstremizmit; pa i përfshirë shkollat dheçerdhet në parandalimin e ekstremizmit ne nuk mund të kemi sukses nëburgosjen e atyre që tashmë janë të bindur në agjendën e urrejtjes; pabërë një trekëndësh në mes të familjes, shtetit dhe shkollës ne nuk mundtë krijojmë baza të shëndosha të një agjende progresive.

-    Pika e tretë është më e ndjeshme dhe ka të bëjë ndoshta më shumë me publikun vendas.

Kemipasur opinione në mediume ndërkombëtare ku Kosova është quajtur si etransformuar nga një shtet shumë pro-amerikan dhe pro-perëndimor, në njështet ku ka elementë fundamentalistë dhe vullnetarë të ISIS-it.

Debatiqë u ngjall pas botimit të një artikulli ishte i ndarë në ata që thoninse shkrimi ishte i saktë, se Kosova ka dështuar të luftojëekstremizmin, dhe në ata që e sulmojnë këtë opinion duke pohuar seKosova nuk e ka problem radikalizmin fetar dhe se shkrimi mund të jetërezultat i një islamofobie.

E kam ndjekur me vëmendje këtë debatdhe mund të them se të dy palët gabojmë që e fusin debatin në binarë tëpro dhe kundër këtyre opinioneve.

Ajo që dua të them është seKosova është vendi më pro-amerikan në botë, më pro-NATO dhe më proBashkimit Evropian. Dhe të gjitha sondazhet tregojnë se që të tri këtoorientime dalin mbi 90-95%. 

Sidoqoftë, sot ka opinione tëprezantuara në medie të ndryshme dhe që janë atraktive dhe alarmuese përrrezikun nga radikalizmi Islamik apo nga imigrantët e Sirisë. Shumë ngakëto opinione përqendrohen në gjetjen e shembujve më të këqij dhenjerëzve më të rrezikshëm që jetojnë në Bruksel, Paris, Londër apo edhenë Prishtinë dhe në kryeqytete të tjera. Gabojmë rëndë nëse mohojmë senjerëz të tillë ka në rrethin tonë. Gabojmë rëndë nëse nuk kuptojmë serreziku nga ekstremizmi është real dhe është vdekjeprurës. Gabojmë nësenuk e shikojmë veten në pasqyrë. Ka pasur elementë që kanë shkuar ngaKosova në Siri dhe në Iran. Por, jemi vlerësuar si kampionë në luftëkundër ekstremizmit dhe terrorizmit, dhe mund të them se në shtatë muajte fundit nuk e kemi asnjë qytetar që ka udhëtuar apo që iu ështëbashkuar kësaj të keqeje, në Siri apo Irak. Kosova duhet të vazhdojë tëjetë e vendosur kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. Prandaj, dëshirojtë potencoj se jo vetëm shteti por edhe Bashkësia Islame dhe grupet endryshme të interesit duhet parë gabimet e gjuhës së urrejtjes qëtransformohen në veprime të vdekjes.

Por, po ashtu gabojmë nëselejojmë që zemrat tona të na errësohen nga frika dhe nga cinizmi.Njëherësh, nuk duhet të lejojmë që agjenda kundër fundamentalizmit dheekstremizmit të shndërrohet në agjendë komerciale. Nuk mund të rrimëanash dhe të kritikojmë, qeverinë, policinë apo liderët fetarë, duke ipërqeshur apo duke i ofenduar, apo duke ua mohuar angazhimin dhe rolinqë e kanë në shoqëri.

Më lejoni të citoj edhe një herë PapaFrançeskun nga një fjalim i mëhershëm: “Dialogu, me çdo që gjë bart mbivete, na rikujton se askush nuk mund të jetë vetëm vrojtues nga anash.Beteja fitohet vetëm duke u zhvilluar drejtpërdrejtë me të. Çdokush, ngamë i vogli e deri tek më i madhi duhet të kenë një rol aktiv për tëluajtur në ndërtimin e një shoqërie të integruar dhe të pajtuar. Kjokulturë e dialogut mund të vijë vetëm nëse çdonjëri prej nesh luan njërol në planifikim, ndërtim e fuqizim të dialogut. Situata sot nuk nalejon të rrimë anash duke i shikuar problemet e të tjerëve. E kundërtaështë e vërtetë, duhet të na frymëzojë në mënyrë të fuqishme të marrimpërgjegjësi shoqërore dhe personale të punojmë për dialog, mirëkuptimdhe pajtim.

Pra, të dashur mysafirë, ne dhe ju, kemi obligim qëaktivisht të marrim pjesë në dialog, të afirmojmë vlerat e dashurisë, ejo të rrimë anash dhe të akuzojmë njëri-tjetrin apo, edhe më keq, tëvrojtojmë pa bërë as më të voglin kontribut në afirmimin e dialogut. Dhekjo mund të arrihet vetëm me një angazhim të të gjithëve, tëinstitucioneve të vendit, të të gjithë mekanizmave të shtetit, tëshoqërisë civile, të medieve dhe të të gjithë njerëzve më me ndikim nëopinionin publik. Nga ana ime dhe nga ana e institucioneve të Kosovës,të gjithë këta zëra dhe gjithë këto opinione do ta kenë partneritetin evazhdueshëm. 

Përfundimisht, kam nderin që sot të flas para jushdhe të ju uroj për hapjen e kësaj konference të pestë me radhë duke judëshiruar punë të mbarë. Kam besim  se do të keni sukses të plotë nëdebatimin e çështjeve që mund të ngriten këtu, prandaj dua të besoj seplatforma e ndërtuar prej jush do të jetë një platformë vepruese edhepër ne.

Paqja qoftë me juve dhe Zoti ju bekoftë.