Fjala e Presidentes Jahjaga në Panairin e Komunave

Ju përgëzoj për mbajtjen e kësaj konference ndërkomunale dhendërkombëtare që është bërë tradicionale. Shkëmbimi i përvojave dhe itë arriturave në vetëqeverisjen lokale, shfrytëzimi i potencialeve dhekapaciteteve tuaja, ndihmon që kompetencat e bartura nga pushtetiqendror në nivel komunal të shfrytëzohen me qëllim të ofrimit tëshërbimeve për qytetarët, të hapjes së perspektivës dhe tëbashkëpjesëmarrjes në vendimmarrje.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Panairit të Komunave të Kosovës.

Me këtë rast Presidentja Jahjaga, pati një fjalë rasti, të cilën po ua sjellim në vijim :

I nderuar ministër Petroviq,
 
Të nderuar kryetarë të komunave,
 
Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare,
 
Të nderuar pjesëmarrës të shteteve të tjera,
 
Zonja dhe zotërinj,

 
Ju përgëzoj për mbajtjen e kësaj konference ndërkomunale dhe
ndërkombëtare që është bërë tradicionale. Shkëmbimi i përvojave dhe i
të arriturave në vetëqeverisjen lokale, shfrytëzimi i potencialeve dhe
kapaciteteve tuaja, ndihmon që kompetencat e bartura nga pushteti
qendror në nivel komunal të shfrytëzohen me qëllim të ofrimit të
shërbimeve për qytetarët, të hapjes së perspektivës dhe të
bashkëpjesëmarrjes në vendimmarrje.
 
Panairi tradicional vë në pah vlerat tuaja tradicionale, veçoritë dhe
karakteristikat e secilit mjedis të cilat në diversitetin tonë na
bashkojnë dhe na bëjnë që Kosovën ta ndjejmë dhe ta kemi atdhe tonin
të përbashkët.
 
Ju gjithnjë do ta keni përkrahjen dhe mbështetjen time në ushtrimin e
të gjitha funksioneve në vetëqeverisjen efikase komunale.