Fjala e Presidentes Jahjaga në konferencën “Femrat që udhëheqin zhvillimin ekonomik në Evropën Juglindore”

Investimi në femrat është një investim në familje, investim në komunitet dhe investim në shoqëri. Por para së gjithash është një investim i garantuar në të ardhmen tonë.

E nderuara Zonja Verveer,

Të nderuar pjesëmarrës të konferencës,


Zonja dhe Zotërinj,

Investimi në femrat është një investim në familje, investim në komunitet dhe investim në shoqëri. Por para së gjithash është një investim i garantuar në të ardhmen tonë.

Ne po investojmë në njerëz, po investojmë në shembuj dhe po e mundësojmë vënien në pah të një potenciali të rëndësishëm.
 
Ne po investojmë në integritetin dhe dinjitetin e femrave. Ne po investojmë në nënat, bashkëshortet, motrat dhe bijat e të gjithë njerëzve.

Si udhëheqëse femër, e shoh përfshirjen e të gjithëve të ecë krah për krah me krijimin e sundimit të ligjit. Demokracia jonë duhet të sigurojë një ekuilibër politik që përmbushë nevojat e të gjithë qytetarëve.

Republika e Kosovës ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë. Gjatë luftës 0.9 për qind e popullatës civile është vrarë. Gratë janë përdorur si mjete të luftës, duke u bërë viktima të përdhunimit dhe dhunës, që shkatërroi dinjitetin e tyre për qëllimin e vetëm të spastrimit etnik.

Por kjo është e kaluara dhe unë e rikujtova sërish që të mund të nxjerrim mësime prej saj. E kaluara i përket historisë, ne nuk duhet ta lejojmë që të ndërhyjë në të tashmen tonë dhe të ardhmen politike. Ne jemi të angazhuar për ndërtimin e bashkëjetesës dhe pajtimit. Agjenda evropiane është ajo që na bashkon.

Institucionet e Republikës së Kosovës kanë treguar gatishmëri për të forcuar pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, për të arritur barazinë gjinore dhe përfaqësimin në të gjitha nivelet e vendimmarrjes.

Në Kosovë, ne kemi krijuar një sistem që jo vetëm që inkurajon, por gjithashtu e garanton pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve. Unë e kryesojë Këshillin Konsultativ për Komunitete dhe kërkesat e tyre i marrë shumë seriozisht. Kur i nënshkruaj ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, unë siguroj që mes tjerash, këto ligje janë në përputhje me të drejtat e komuniteteve.

Ne kemi u hapur rrugën disa prej iniciativave më efektive dhe të qëndrueshme drejt transformimit të normave gjinore. Ky është besimi ynë se një demokraci e shëndoshë dhe një sistem gjithëpërfshirës është mjet më i mirë për të luftuar korrupsionin dhe padrejtësitë e tjera në sistem.

Në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe komunale përfaqësimi i femrave u rrit në rreth tridhjetë e pesë për qind.

Gratë në Kosovë sot janë në poste kyçe dhe gjithnjë e më shumë po bëhen pjesë me ndikim në procesin e vendim-marrjes. Kosova ka një femër për Presidente dhe dy femra zëvendëskryeministre. Një femër drejton ministrinë e tregtisë dhe financave dhe udhëheq komisionin parlamentar për buxhet. Një femër drejton procesin e integrimit në BE dhe gjithashtu një femër i udhëheq bisedimet teknike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Ato janë të bashkuara nga shumë gra, të cilat po ndihmojnë për ta ndryshuar shoqërinë tonë duke shërbyer si shembuj por edhe duke vendosur një shembull se si dikush bën biznes. Keni durim me mua sepse lista është e gjatë dhe mbresëlënëse. Por çdo emër meriton të njihet.

Margarita, e cila drejton një biznes të shtypshkronjës dhe një gazetë, ka të punësuar afër 100 njerëz.

Krenarja, një disenjatore e talentuar e cila drejton një studio urbane të modës.

Sanija, gjeti vende pune për 70 gra të Kosovës dhe udhëheq një biznes të shërbimit të ushqimit.

Gordana, kryeson një shoqatë që ndihmon 350 anëtarë të prodhojnë dhe të tregtojnë punë dore dhe ushqime të bëra vetë.

Bleta që drejton dy përfaqësi të çokollatës Leonidas.

Llucija e cila që nga viti 2000 drejton një dyqan ëmbëlsirash që punëson 11 punëtorë.

Ola, e cila punon me 100 gra të fshatit Krushë për të prodhuar dhe paketuar pemë dhe perime.

Këto gra kanë humbur të gjithë burrat e tyre gjatë luftës në Kosovë. Ato janë një inspirim. Ato janë të mbijetuara që bëjnë gjëra të mëdha për familjet dhe komunitetet e tyre. Dhe lista nuk ndalet këtu ...

Linda, e cila tregton pajisje shtëpiake dhe mallra elektronike, promovon gjithashtu përgjegjësi shoqërore.

Kujtesa krijoi një biznes të suksesshëm për kujdes të bukurisë.

Gëzimja ndihmon dhjetëra prindër duke drejtuar pesë kopshte të fëmijëve me 54 të punësuar.

Ilire drejton një biznes të suksesshëm familjar dhe së shpejti do të fillojë një kompani të prodhimit të pastave.

Valdete, një udhëheqëse e shpërblyer për kontributin e saj, e cila ia kushton çdo ditë ndërtimit të urave midis komuniteteve, shoqërisë civile dhe institucioneve tona.

Mirlinda e cila e lehtëson ekspozimin e grave dhe ndihmon rrjetet të tyre. Dhe ka shumë të tjerë që nuk mund të marrin pjesë në këtë konferencë.
 
Të nderuar pjesëmarrës,

Ndërsa ne po i lëvdojmë këto femra dhe të gjitha femrat në të gjithë rajonin, unë dua të flas me ju në lidhje me çështjen e rëndësishme që paraqet kërcënimin më të madh për të ardhmen e familjeve tona, shtetet tona dhe rajonin.

Më e rëndësishmja e të gjithave, rreth së cilës unë dua të flas me ju është se si ne, gratë e Evropës Juglindore, jemi të kualifikuara në mënyrë unike dhe të përgatitura për të marrë përsipër sfidën më të madhe për të ardhmen tonë të përbashkët - nevoja për të luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një kulturë që mbështet sundimin e ligjit.

Prioritet kryesor i vendeve në tranzicion është që të ndërtojnë institucione të forta dhe demokratike dhe të miratojnë ligje.

Me krijimin e sundimit të ligjit, ne bllokojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar.
 
Korrupsioni dhe krimi i organizuar ndotin sferën publike. Ato depërtojnë në shoqërinë tonë, shkatërrojnë vlerat e demokracisë dhe dëmtojnë ekuilibrin e ekonomisë së një vendi.

Efektet e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë negative. Kjo ndikon në zhvillimin ekonomik; mban larg investimet e drejtpërdrejta të huaja dhe ushqen ekonominë joformale. Dëmton buxhetin e shtetit dhe është një taksë e fshehur për të gjitha bizneset dhe gjithë qytetarët.

Si pasojë, vendet e punës shumë të nevojshme nuk arrijnë të materializohen.

Ne kemi nevojë për kontrata të hapura dhe të drejta me praktika transparente të biznesit të cilat janë jetike për investitorët. Zbatimi i kontratave dhe dispozitave anti-korrupsion ndihmojnë për të dëshmuar përkushtimin e vendit për këtë kauzë.

Korrupsioni në qarqet e vendimmarrjes dikton llojin e projekteve që do të zbatohen, shpesh duke mos arritur që të mos jenë të ndjeshëm ndaj grave dhe nevojave të shoqërisë.

Përfaqësimi i barabartë do të sigurojë që politika jonë është e ndjeshme ndaj nevojave të të gjithëve. Përderisa infrastruktura është e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë, shkollave, kujdesit shëndetësor dhe ushqimit janë të barabarta apo edhe më të rëndësishme.

Ne duhet të vazhdojmë të punojmë ngushtë me organizatat e shoqërisë civile, gratë aktiviste dhe palët e interesuara ndërkombëtare, derisa përpiqemi të ndërtojmë një shoqëri gjithëpërfshirëse.

Të nderuar pjesëmarrës të konferencës,

Unë vendosa t'i bashkohem institucioneve të Kosovës sepse isha e bindur se kjo ishte mënyra më e mirë për të ndihmuar vendin tim të fillojë një kapitull të ri në këtë epokë të demokracisë.

Unë iu bashkova Policisë së Kosovës, sepse dëshiroja që të ndihmojë në vendosjen e sundimit të ligjit përmes një institucioni që është i dedikuar plotësisht për atë mision.

Ndërtimi i Policisë së Kosovës, si institucioni më i respektuar i vendit ishte i domosdoshëm në rivendosjen e sundimit të ligjit në Kosovë.

Sundimi i ligjit është parimi bazë për një zhvillim të qëndrueshëm të vendeve tona. Unë jam e bindur se prosperiteti ynë mbështetet në sundimin e ligjit sikur që është edhe anëtarësimi ynë në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Kjo është arsyeja pse ne jemi duke bërë përditësimin e të gjithë legjislacionit përkatës për t'u bërë më të efektshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për shembull, një nga gjërat që ne po bëjmë është hartimi i ligjit për konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga aktivitetet kriminale.

Ne gjithashtu kemi vendosur një rregull të ri. Gjykata Kushtetuese vendosi së fundmi se nuk ka imunitet për zyrtarët në shërbimin publik të cilët janë duke u hetuar për korrupsion dhe krim të organizuar.

Korrupsioni është një çështje që ne duhet ta adresojmë dhe luftojmë. Ne gjithashtu duhet t'i adresojmë perceptimet e gabuara për korrupsionin në Ballkan.

Statistikat tregojnë një mospërputhje ndërmjet perceptimit dhe përvojave aktuale me ryshfet. Por, pavarësisht nga nivelet e saj, ne duhet të vazhdojmë ta eliminojmë korrupsionin dhe ta vendosim sundimin e ligjit.

Ne kemi nevojë për iniciativa të ndërgjegjësimit në mënyrë që të edukojmë qytetarët tanë që ata të raportojnë rastet e korrupsionit.

Zonja dhe zotërinj,

Gjatë gjashtë muajve të Presidencës sime, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mire kanë qenë në qendër të përpjekjeve të mia për të kontribuuar në forcimin e demokracisë në shoqëri dhe të stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Unë besoj fuqishëm se një demokraci e shëndoshë nuk është e plotë pa pjesëmarrjen e plotë të grave.

Me qëllim të ndërtimit të një qeverisje transparente unë jam e përkushtuar që të mbështes hartimin e rregulloreve dhe të ligjeve me qëllim që të vie në shprehje potenciali i grave në shoqëri. Unë do të kthejë ligjet të cilat nuk e respektojnë një gjë të tillë.

Kjo është e lidhur ngushtë me krijimin e një sistemi juridik të fuqishëm, efikas dhe transparent, të depolitizuar dhe të përgjegjshëm për nevojat e të gjithë qytetarëve tanë.

Si Presidente e Republikës së Kosovës, unë jam personalisht e përkushtuar për këtë çështje. Kam emëruar gjykatësit dhe prokurorët duke u bazuar në kredencialet e tyre, figurën e pastër dhe respektin për këto parime.

Brenda autoritetit tim kushtetues, unë po e marrë udhëheqjen për një përgjigje të përbashkët institucionale për eliminimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar dhe të avancojë praktikat më të mira të qeverisjes së mirë dhe mbikëqyrjes së institucioneve tona.

Unë jam e përkushtuar për rritjen e vazhdueshme të pjesëmarrjes së grave në institucionet tona dhe për kontributin e tyre në luftën kundër korrupsionit. Në një sondazh të fundit, shtatëdhjetë e dy për qind e opinionit tonë publik beson se femrat janë më të përgatitura për ta bërë një gjë të tillë.

Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë pritje të shoqërisë sonë.

Me zërin e ngritur të grave dhe me përfshirjen e tyre, politika do të ecë krah për krah me nevojat e qytetarëve tanë.

Në këtë rrafsh, do të organizoj një konferencë ndërkombëtare të grave vitin e ardhshëm në Kosovë. Qëllim imi është të rris vetëdijen për çështjen e grave dhe të identifikojë praktikat më të mira për t’i fuqizuar ato.

Gjithashtu do të eksplorojë idetë dhe nismat për të mbështetur fuqizimin ekonomik të grave në zhvillimin e projekteve që do të sigurojnë që burimet e të ardhurave të shpërndahen në mënyrë të barabartë.

Në aspektin rajonal dhe ndërkombëtar ne duhet të heqim pengesat politike me të cilat gratë ndërmarrëse përballen për të futur në treg aktivitetet e tyre artizanale jashtë kufijve të Kosovës. 

Do të shfrytëzojë kohën time dhe angazhimin tim për të ndihmuar zgjerimin e lidhjeve rajonale me qëllim që gratë ndërmarrëse të krijojnë aleancat, të bashkëpunojnë me kompanitë shumëkombëshe për të pasur qasje në tregjet botërore.

Ne gjithashtu duhet të shfrytëzojmë këto rrjete për t’u bërë mentorë dhe trajnuese të njëra-tjetrës. Përmes tyre, do të shkëmbejmë praktikat tona më të mira, do të tregojmë solidaritetin dhe do të bëhemi së bashku për të avancuar agjendën tonë të përbashkët.

Duhet të gjejmë kurajën për të kërkuar partneritet, të ndihmojmë talentin, përvojat dhe në mënyrë natyrore të ndërtojmë këto lidhje.

Gratë janë ndërtuese urash ndërmjet komuniteteve dhe shteteve.

Të nderuar pjesëmarrës,

Me qëllim të avancimit të së ardhmes sonë është koha për të vepruar. Ne nuk mund të humbim më asnjë potencial.

Duke treguar suksesin e madh në transformimin tonë, në duhet të ritheksojmë përkushtimin dhe një shtytje të madhe për reforma.

Na duhet pjesëmarrja për të ardhmen tonë më të mirë dhe më të përparuar në BE.

Kjo na duhet për veten tonë dhe mirëqenia e shoqërive tona për këtë është ndërmarrja kryesore që formëson të ardhmen tonë.

Dhe unë kërkoj nga të gjitha që të jeni të bashkuara, të forta dhe të përkushtuara.

Së bashku ne mund ta shndërrojmë këtë vizion në realitet.