FJALA E PRESIDENTES JAHJAGA NË CEREMONINË E NDRIÇIMIT TË BREDHIT TË FESTAVE TË FUNDVITIT

Bredhi i Pavarësisë, siç ishte cilësuar nga Presidenti Rugova, gjithnjë është ndriçuar për nderim të festave të fundvitit, që të gjithë qytetarët të festojnë me harmoni e lumturi

I nderuari kryetar i komunës së Prishtinës, zotëri Isa Mustafa,

Të dashur qytetarë,


Sonte jemi mbledhur këtu që të shënojmë një simbolikë të rëndësishme të ruajtjes dhe thellimit të kulturës sonë shpirtërore dhe materiale. 

Dhe ndriçimi i këtij bredhi është edhe një ridëshmim se populli ynë dhe vendi ynë di që ti ruaj traditat tona kulturore, nacionale dhe shpirtërore.

Tradita që i përkasin edhe vlerave të qytetërimit evro-perëndimor, vepra dhe vlera të cilat gjithnjë populli ynë dhe qytetarët tanë i kanë dhënë ngjyrat që burojnë nga diversiteti ynë etnik, kulturor e fetar.

Bredhi i Pavarësisë, siç ishte cilësuar nga Presidenti Rugova, gjithnjë është ndriçuar për nderim të festave të fundvitit, që të gjithë qytetarët të festojnë me harmoni e lumturi

Le të jenë këto drita që të ndriçojnë shpirtin dhe zemrën e të gjithë neve duke sjellë harmoni dhe lumturi, së pari për fëmijët tanë e pastaj për të gjithë neve.

Ju faleminderit dhe urime !