Akreditimi i mediave për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë

Ftesë për akreditimin e gazetarëve për mbulimin medial të aktiviteteve për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë


Të nderuar përfaqësues të medieve,

Në kuadër të manifestimeve për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, nga 8 deri më 18 shkurt 2018, do të organizohen një sërë aktivitetesh kulturore, sportive dhe politike.

Në këto aktivitete do të marrin pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë dhe të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare.

Ndonëse shumica e aktiviteteve do të jenë të hapura për mjetet e informimit, aktivitetet e planifikuara më 17 dhe 18 shkurt 2018 do të jenë më të kufizuara, prandaj për të lehtësuar punën tuaj dhe për t’iu mundësuar qasje në aktivitetet e kufizuara, gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët, si vendorë, ashtu edhe ndërkombëtarë, duhet të pajisen me kartelat e veçanta të akreditimit për shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë (kartelat e akreditimit vjetor nuk do të merren parasysh për këtë ngjarje).

Të dhënat për përfaqësuesit e medieve (Formulari i Aplikimit) duhet të dërgohen më së voni deri më 5 shkurt 2018, në orën 16:00, në e-mail adresën: [email protected]

Përfaqësuesit e akredituar të medieve do të njoftohen me agjendën e plotë të aktiviteteve kur t’i tërheqin kartelat e akreditimit më 7 shkurt 2018.

Sqarim: Çdo televizion e ka të drejtën e akreditimit të dy gazetarëve dhe dy kameramanëve, kurse mjetet e tjera të informimit vetëm të një gazetari, një kameramani dhe një fotoreporteri.

Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim!