presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Telegram urimi Presidentit Slloven Danilo Turk

Më lejoni që në emrin tim dhe të popullit të Kosovës t’Ju përgëzoj për fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe marrjen e detyrës si President i Sllovenisë këtë të diel.

Shkëlqesia e Tij z. Danilo TurkPresident i SllovenisëLublanë, SlloveniI nderuari z. Turk,Më lejoni që në emrin tim dhe të popullit të Kosovës t’Ju përgëzoj për fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe marrjen e detyrës si President i Sllovenisë këtë të diel.Koha kur keni fituar besimin e zgjedhësve është përplot sfida për vendin Tuaj, po edhe për Evropën përgjithësisht, sidomos për Evropën Juglindore.Një ndër këto sfida, e cila do ta kërkojë vëmendjen Tuaj që nga java e ardhshme – pasi Sllovenia merr kryesimin e radhës të Unionit Evropian – është pa dyshim përfundimi i procesit të gjatë të pavarësimit të Kosovës, që do ta bëjmë në bashkërendim me Unionin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Kosova përjetoi luftën e përgjakshme dhe fushatën gjenocidale serbe në fund të dekadës së kaluar, kur më në fund vendi ynë fitoi lirinë dhe u bë vend de facto i pavarur.Sllovenia, si vend i dalë nga ish-Jugosllavia, i anëtarësuar në UE dhe në NATO, ka luajtur rol me rëndësi për rikonfigurimin politik të Evropës Juglindore pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë.I nderuari z. President,Besoj se do të jetë në nderin Tuaj që Kosova, si vend i pavarur edhe de jure, të nisë procesin e gjatë të integrimit të vendit tonë në UE gjatë kryesimit të vendit Tuaj.Mbasi jemi në stinën e festave, shfrytëzoj rastin që Ju, dhe përmes Jush, popullit të Sllovenisë, t’Ju uroj Kërshëndellat dhe Vitin e Ri!Ju lutem, z. Danilo Turk, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.Përzemërsisht,Dr. Fatmir SejdiuPresident i Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.