presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Shqipëria dhe Kosova kanë krijuar një traditë të shkëlqyeshme bashkëpunimi

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot në takim lamtumirës z. Arben Çejkun, i Ngarkuar me Punë i Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

“Ndihem i privilegjuar dhe krenar që kam pasur rastin të bashkëpunoj me ju dhe të jem dëshmitar i ngjarjeve të mëdha që kanë ndodhur në Kosovë”, tha gjatë këtij takimi z. Arben Çejku, i cili vlerësoi se Shqipëria dhe Kosova tashmë kanë krijuar një traditë të shkëlqyeshme bashkëpunimi në të gjitha fushat.Ndërsa, Presidenti Sejdiu, pasi vlerësoi përvojat e jashtëzakonshme të bashkëpunimit me z. Çejku dhe gjithë stafin diplomatik të Shqipërisë në Republikën e Kosovës, pohoi se roli i të gjitha vendeve që e kanë mbështetur Kosovën ka qenë shumë i rëndësishëm, mirëpo roli i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i veçantë dhe i tillë do të mbetet edhe në të ardhmen.

This site is registered on wpml.org as a development site.