Shkëlqesisë së tij Abdullah Gül Kryetar i Republikës së Turqisë

Shkëlqesisë së tij Abdullah Gül Kryetar i Republikës së Turqisë

I nderuari President Gül:

Në emër të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës i shpreh Shkëlqesisë Suaj dhe tërë popullit të Republikës së Turqisë ngushëllimet tona më të sinqerta për viktimat dhe dëmet që janë shkaktuar nga vërshimet e fundit në pjesën veriperëndimore të vendit tuaj.
Lajmi për këtë tragjedi e ka prekur në shpirt dhe në mendje tërë popullin tim, prandaj, i nderuari President, ju lus t’i pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta. Në këtë momente të rënda për vendin tuaj, ne jua ofrojmë miqësinë dhe solidaritetin e popullit të Kosovës. Në këtë momente pikëllimi, ne u bashkohemi lutjeve tuaja. 
Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie! 
Zoti e bekoftë mikun tonë Turqinë!
Me bashkëndjesinë më të thellë,

Dr. Fatmir Sejdiu
President i Republikës së Kosovës