presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

SHBA-të e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, i ka dërguar një letër Presidentit Sejdiu, me të cilën e njoftoi atë se SHBA-të e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Më poshtë, po e japim në tërësi këtë letër.

I nderuari zoti President,Në emër të  popullit amerikan, unë njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ju përgëzoj Ju dhe qytetarët e Kosovës që keni marrë këtë hap të rëndësishëm në zhvillimin tuaj demokratik dhe kombëtar.Në këtë rast historik, unë përkujtoj lidhjet e thella dhe të sinqerta të miqësisë që bashkojnë njerëzit tanë. Kjo miqësi, e farkuar gjatë orëve më të errëta të tragjedisë së Kosovës, është bërë edhe më e fortë në nëntë vitet qëkur ka mbaruar lufta në Kosovë. Prej asaj kohe, Kosova ka punuar për ta rindërtuar shoqërinë e shkatërruar nga lufta, për të ngritur institucionet demokratike, për të mbajtur zgjedhje të sukseshme për një qeveri të re, dhe për të avansuar prosperitetin. Si shtet i pavarur Kosova tash merr përgjegjësi për fatin e vet. Si edhe në të kaluarën, Shtetet e Bashkuara do të jenë partneri juaj dhe miku juaj. Në kërkesën tuaj për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara, ju keni shprehur dëshirën  e Kosovës për të arritur standardet më të larta të demokracisë dhe të lirisë. Unë e mirëpres këtë ndjesi. Në veçanti unë mbështes përqafimin nga ana juaj të multienticitetit si parim të qeverisjes së mirë dhe përkushtimin tuaj për të zhvilluar institucione të përgjegjshme, në të cilat të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit.Po ashtu  unë veneroj se në deklaratën e vetë të pavarësisë Kosova me vullnet të vetin  ka marrë përgjegjësitë që i përshkruhen në bazë të Planit të Ahtisarit. Shtetet e Bashkuara mirëpresin këtë angazhim të pakusht për t’i përmbushur këto përgjegjësi si dhe gatishmërinë e Kosovës  për të bashkëpunuar plotësisht me bashkësinë ndërkombëtare gjatë periudhës së mbikëqyrjes ndërkombëtare, për të cilën keni rënë dakord. Shtetet e Bashkuara mbështeten në garancat e Kosovës se ajo e konsideron veten juridikisht e obliguar t’u përmbahet dispozitave që përmban Deklarata e Pavarësisë së Kosovës. Jam i bindur se miratimi i plotë dhe me kohë i masave të propozuara nga Emisari Special për Kosovë, Ahtisari, do ta sjellin Kosovën më afër përmbushjes së aspiratave të saj evro-atlantike. Në bazë të këtyre garancave nga Qeveria e Kosovës, me kënaqësi e pranoj  kërkesën tuaj që dy vendet tona të vendosin marrëdhënie diplomatike. Shtetet e Bashkuara do të mirëpresnin vendosjen e përfaqësisë diplomatike të Kosovës në SHBA dhe planifikon vetë që ta bëjë të njëjtën në Kosovë.Teksa Kosova po hap një kapitull të ri në historinë e vet si shtet i pavarur, pres me gëzim thellimin dhe forcimin e miqësisë sonë të veçantë.Përzemërsisht,George W. BushShkëlqesisë së TijFatmir SejdiuPresident i KosovësPrishtinë 

This site is registered on wpml.org as a development site.