presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu: Kosova dhe Kroacia duhet të thellojnë bashkëpunimin në të gjitha fusha

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti sot ambasadorin e Republikës së Kroacisë në Prishtinë, z.Zllatko Kramariç, të cilit i ritheksoi mirënjohjen e veçantë të popullit dhe të institucioneve të vendit tonë për përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Kroacisë i ka dhënë Kosovës, si para, ashtu edhe pas pavarësimit.

“Kosova dhe Kroacia duhet ta thellojnë bashkëpunimin e ndërsjellë në të gjitha fushat”, tha Presidenti Sejdiu.“Intensifikimi i bashkëpunimit është me interes të veçantë për të dy vendet tona, sepse synimet dhe sfidat që kemi para vetes, në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, janë identike”, pohoi Presidenti Sejdiu.Ndërkaq, ambasadori Kramariç theksoi se Kroacia do të angazhohet edhe më tej  për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.Ai shprehu zotimin e shtetit kroat që ta mbështesë Kosovën në procesin e sigurimit të njohjeve të reja, duke influencuar sidomos te ato vende me të cilat Republika e Kroacisë ka bashkëpunim më të ngushtë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.