presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu: Kosova dhe Gjermania do të ecin përpara si miq dhe si aleatë

Prishtinë, 3 dhjetor 2008 – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Eckart Blaurock, të cilit i shprehu falënderimet më të sinqerta për gjithë mbështetjen që institucionet dhe populli i Gjermanisë i kanë dhënë vazhdimisht Kosovës.

Ai ritheksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës që bashkë me Gjermaninë të ecim përpara si miq dhe si aleatë. “Janë qindra-mijëra kosovarë që Gjermania i ka strehuar në kohët më të vështira për Kosovën dhe vazhdon të jetë shtëpi për të gjithë këta qytetarë. Po ashtu, kemi edhe ushtarët gjermanë të KFOR-it, që vazhdojnë të qëndrojnë në mbrojtje të paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, tha Presidenti Sejdiu.Z. Blaurock shprehu konsideratat e tij më të larta për marrëdhëniet e shkëlqyeshme me institucionet e Kosovës dhe në mes të dy vendeve tona. Ai shtoi se Gjermania është e përkushtuar për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit me Kosovën edhe në të ardhmen dhe gjithashtu ritheksoi qëndrimin se EULEX-i duhet të shtrihet në tërë territorin e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse nga kjo do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës. 

This site is registered on wpml.org as a development site.