presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu: Bredhi i këtij viti simbolizon përmbushjen e dëshirave të popullit të Kosovës për pavarësi

Prishtinë, 12 dhjetor 2008 – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Prishtinës, dr. Isa Mustafa, sot ndriçuan bredhin e festave të fundvitit, – “Bredhin e Pavarësisë”.

I cilësuar si Bredhi i Pavarësisë, kjo traditë e vendosjes së tij është filluar nga  Presidenti Rugova në sheshin që mban emrin e kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në shenjë të nderimit të festave të fundvitit, Kërshëndellave dhe Vitit të Ri, që në Kosovë kremtohen bashkërisht nga të gjithëqytetarët pa dallim besimi fetar.Kjo traditë po vazhdohet nga Presidenti Sejdiu , i cili me rastin e vendosjes së Bredhit të Pavarësisë“, në këtë vit, ndër të tjera theksoi se sivjet ky bredhë është pjesë e përmbushjes së dëshirave të popullit të Kosovës për pavarësi.“Këtë vit  kemi kurorëzimin e vullnetit politik të popullit, dhe është mirë që sot të gjithë së bashku qytetarët , institucionet dhe miqtë e Kosovës e mbajnë mend këtë vit si vit i mbarë për Kosovë që do t’i japë gjallëri të veçantë zhvillimeve të reja që do t’i kemi në vitet që do të vijnë, si vit i dëshmimit të Kosovës për paqe dhe harmoni”.Gjithashtu, Presidenti Sejdiu duke komentuar idenë që bashkë me bredhin tradicional këtë vit është edhe Globi botëror tha se kjo është një ide e mirë që shprehë lëvizjen tonë në proceset e integrimeve”. 

This site is registered on wpml.org as a development site.