presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu takoi z. Jonas Jonsson

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, pati sot një takim me z. Jonas Jonsson, përfaqësues i posaçëm i z. Javier Solana, shef për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, me të cilin bisedoi për procesin e përcaktimit të statusit politik të Kosovës, si dhe për përgatitjet që po bëhen për zgjedhjet nacionale dhe lokale të 17 nëntorit.

Presidenti Sejdiu ritheksoi përkushtimin e plotë të institucioneve dhe të subjekteve politike të vendit për një proces korrekt zgjedhor, ashtu siç kanë qenë edhe katër palë zgjedhjet e mëparshme të mbajtura pas lufte në Kosovë.Edhe në këtë takim, z. Jonsson i vlerësoi rezultatet e arritura në Kosovë, duke shfaqur bindjen se edhe këto zgjedhje do të kalojnë në një frymë të qetë dhe demokratike.

This site is registered on wpml.org as a development site.