presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu takoi të ngarkuarit me punë në Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 7 tetor 2008 – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë këtyre ditëve ka zhvilluar takime të veçanta me të ngarkuarit me punë në misionet diplomatike të Republikës së Kosovës, të dekretuara nga Presidenti Sejdiu

Presidenti Sejdiu ka takuar z. Avni Spahiu, i ngarkuar me punë në misionin diplomatik në Washington,  z. Ali Kryeziu në Nju Jork, z. Ilir Dugolli në Bruksel, z. Muhamet Hamiti në Londër, z. Vilson Mirdita në Berlin, z. Sabri Kiçmari në Vjenë, z.Gazmend Pula në Tiranë, Bekim Shehu (Ankara) si dhe sekretarët e parë të këtyre përfaqësive, z. Jetish Jashari (Washington), znj. Arta Rama (Nju Jork, z. Islam Spahiu (Berlin), Avni Manaj (Romë) dhe z. Gani Veselaj (Tiranë), Artana Bardhi (Bern), Guner Ureya (Ankara) .  Në këto takime Presidenti Sejdiu u ka dhënë atyre mbështetjen e tij dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për punën që do të bëjnë duke i siguruar ata se stafi diplomatik i secilit mision do të kompletohet shpejt, ndërsa rol të veçantë në këtë proces do të ketë Ministria e Punëve të Jashtme.   Të ngarkuarit me punë dhe sekretarët e parë të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës falënderuan Presidentin Sejdiu dhe institucionet e vendit për besimin që u është dhënë, duke shprehur zotimin se këtë besim do ta arsyetojnë me punën e tyre.

This site is registered on wpml.org as a development site.