presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu takoi shefen e Zyrës së Finlandës në Prishtinë, znj. Kristiina Haikio

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, priti sot shefen e re të Zyrës së Finlandës në Prishtinë, znj. Kristiina Haikio, të cilën e falënderoi për përkrahjen që ky vend po i jep pavarësisë së Kosovës, të propozuar edhe me Pakon e Presidentit Ahtisaari.

“Çështja kryesore për ne tani është statusi i Kosovës. Ne shpresojmë se periudha shtesë e procesit të përcaktimit të statusit të vendit tonë do të përmbyllet shpejt”, tha Presidenti Sejdiu, duke rikujtuar parimet e njohura me të cilat Kosova ka hyrë në vazhdimin e bisedimeve: pavarësia e Kosovës është e panegociueshme, tërësia territoriale e saj është e pacenueshme, kurse Pakoja e Presidentit Ahtisari është një dokument i mbyllur, që siguron një zgjidhje kompromisi dhe balanci.Edhe në këtë takim, Presidenti Sejdiu ripërsëriti zotimin e institucioneve të Kosovës për ta implementuar Pakon e Ahtisaarit, si dhe aspiratën e vendit për integrim në strukturat euroatlantike. Ndërkaq, znj. Haikio theksoi gatishmërinë e Finlandës për të ndihmuar procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës. 

This site is registered on wpml.org as a development site.