presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu shpreh keqardhjen për vdekjen e kongresistit Tom Lantosh

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu shprehu keqardhjen e tij të thellë me rastin e vdekjes së kongresistit amerikan, Tom Lantosh, i cili vdiq sot në moshën 80-vjeçare.

“Tom Lantosh ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës. Ai, po ashtu, që nga vitit 1983, si bashkëthemelues i grupit të Kongresit për të drejtat e njeriut, ndihmoi vendet e ish-bllokut komunist në luftën e tyre për liri e demokraci”, tha Presidenti Sejdiu, duke rikujtuar se Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, e pati dekoruar kongresitin Tom Lantosh me “Medaljen e Artë të Lirisë”, e cila u jepet personaliteteve ndërkombëtare që kanë merita të veçanta për mbrojten e Kosovës, për ndërtimin e saj të lirë, si dhe për integrimin në bashkësinë e kombeve të lira të botës. 

This site is registered on wpml.org as a development site.