presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti znj. Delphine Borione, e ngarkuar me punë në Ambasadën e Francës në Kosovë

“Republika e Kosovës është nisur me hapa të shpejtë në rrugën e zhvillimit të saj të përgjithshëm duke pasur si pikësynim kryesor integrimin në strukturat euroatlantike”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati sot me znj. Delphine Borione, e ngarkuar me punë në Ambasadën e Francës në Kosovë.

Presidenti Sejdiu shprehu besimin e plotë se vendi ynë do të vazhdojë të forcohet si një shtet demokratik e sovran, ndërsa Franca do ta ndihmojë edhe më tej shtetin tonë në rrugën e progresit dhe të pranimit sa më të shpejtë edhe nga ato vende që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.Zonja Borione shprehu përkushtimin e Francës për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e vet të zhvillimit të gjithëmbarshëm.

This site is registered on wpml.org as a development site.