presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti z. Gilles Pernet, drejtor politik në Ministrinë e Mbrojtjes së Francës

“Republika e Kosovës dëshiron që të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e tjera, pra edhe me vendet e rajonit, në mënyrë që si shtete të pavarura të integrohemi në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, theksoi Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati sot me z. Gilles Pernet, drejtor politik në Ministrinë e Mbrojtjes së Francës.

Po ashtu, Presidenti Sejdiu e falënderoi z. Pernet për ndihmën e jashtëzakonshme që ka dhënë Republika e Francës për Kosovën si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë të sigurisë.Ndërsa z. Pernet ritheksoi qëndrimin e Francës për një Kosovë të pavarur dhe stabile. Në këtë kontekst, ai u angazhua që Kosova të vazhdojë kursin e saj të politikës së matur dhe të bashkëpunimit me vendet e tjera të rajonit, duke premtuar ndihmën e mëtejshme të Francës për Kosovën. 

This site is registered on wpml.org as a development site.