presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti rektorin e Universitetit të Prishtinës, dr. Enver Hasanin

“Kosova është para vendimeve të rëndësishme për të ardhmen e saj dhe nevojiten edhe pak ditë, për disa konsulta përfundimtare me vendet mike, që e përkrahin pavarësinë e vendit tonë sipas planit të Ahtisarit, përpara se Parlamenti i Kosovës ta rideklarojë vullnetin politik të qytetarëve dhe të institucioneve tona për pavarësi”, tha Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi me rektorin e Universitetit të Prishtinës, dr. Enver Hasanin, dhe me bashkëpunëtorët e tij.

Duke e vlerësuar si shumë të veçantë rolin e UP-së në të gjitha proceset e mëhershme nëpër të cilat ka kaluar Kosova, po edhe në këto të tanishmet, Presidenti Sejdiu theksoi se Universiteti i Prishtinës ka peshën e vet të veçantë dhe roli i tij në arsimin e lartë në Kosovë është primar, krahas konkurrencës legjitime që tani ka nga universitetet e ndryshme private. Më tej, ai shprehu falënderimin e tij për rolin konstruktiv të drejtuesve të UP-së, si dhe për vendimin që të nderohen me titullin Doctor Honoris Cauza Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, dhe ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe, z. Toni Bler. Rektori Enver Hasani e uroi Presidentin Sejdiu për rizgjedhjen President i Kosovës dhe i shprehu atij gatishmërinë e plotë të Universitetit të Prishtinë për ta thelluar edhe më shumë bashkëpunimin në të mirë të arsimit dhe të interesave të përgjithshme të vendit.

This site is registered on wpml.org as a development site.