presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti përfaqësuesin e Bankës Botërore në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, priti sot në një takim z. Ranjit Nayak (Ranxhit Najak), Përfaqësues i Bankës Botërore në Kosovë.

Në takim u bisedua për procesin e statusit politik të Kosovës dhe për përgatitjet që po bëhen për fuqizimin ekonomik të vendit dhe integrimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë. Banka Botërore i vlerëson politikat afatmesme buxhetore të Qeverisë së Kosovës si bazë të mirë për angazhimin e donatorëve për mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës, tha z. Nayak.Presidenti Sejdiu theksoi se pavarësia e Kosovës do të hapë perspektiva për zhvillim të gjithmbarëshëm të vendit tonë, sidomos në fushë të ekonomisë.

This site is registered on wpml.org as a development site.