presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti në takime lamtumirëse ambasadorët Vural, Bayerl dhe Laamanen

“Pavarëisa e Kosovës është opsioni ynë i vetëm, prandaj ne nuk do të pranojmë asnjë variant tjetër, që ndokush mund ta hedhë si ide”, tha Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë takimit me shefin e deritanishëm të Zyrës së Turqisë në Prishtinë, z. Volkan Turk Vural.

“Askush në Kosovë nuk ka vullnet, as mandat për diçka tjetër pos pavarësisë”, vijoi Presidenti, duke pohuar sërish gatishmërinë e plotë të institucioneve të vendit për t’i jetësuar zotimet e dhëna për respektimin e të drejtave të komuniteteve pakicë sipas standardeve më të larta evroperëndimore.“Garancitë për pakicat ne nuk i kemi dhënë vetëm sa për ta kapërcyer lumin, por si pjesë e përkushtimit tonë për të ndërtuar një shtet demokratik, ligjor dhe funksional në të gjithë territorin dhe për të gjithë qytetarët”, theksoi Presidenti Sejdiu. Ai, me këtë rast, e falënderoi z. Vural për punën e tij në Kosovë, si dhe qeverinë dhe popullin turk për ndihmën e pakursyer që i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës. “Turqia na ka ndihmuar shumë në aspektin e sigurisë, në kaudër të KFOR-it, por roli i saj ka qenë shumë i rëndësishëm edhe sa i përket përkrahjes diplomatike që ky vend ka dhënë për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës”, pohoi Presidenti Fatmir Sejdiu.“Kursi juaj është i drejtë dhe ne besojmë në të. Kosova zë një vend të veçantë në zemrat e qytetarëve të Turqisë dhe ne do të vazhdojmë ta ndihmojnë popullin e Kosovës edhe në të ardhmen”, tha z. Volkan Turk Vural.* * *Presidenti Sejdiu priti në takim lamtumirës edhe shefin e Zyrës së Austrisë në Prishtinë, z. Bernd Alexander Bayerl. Edhe në këtë takim, Presidenti përsëriti qëndrimin e njohur të Prishtinës zyrtare për pavarësinë dhe sovranitetin e plotë të vendit, e cila do të krijonte stabilitet të qëndrueshëm dhe paqe në gjithë rajonin.“Pavarësia dhe integrimi në strukturat euroatlkantike është vizioni i institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës”, tha Presidenti Sejdiu dhe shtoi: “Austria ka qenë dhe është një vend mik i Kosovës, ndaj ne besojmë fuqishëm se edhe me ndihmën e saj, si dhe me përkrahjen e të gjitha vendeve mike që na kanë përkrahur dhe po na përkrahin, do ta përmbyllim me sukses procesin e mëvetësimit të vendit”.Z. Bayerl tha se propozimi i Ahtisarit ofron zgjidhjen më të mirë për Kosovën, ndërsa shtyrjet e mëtejme nuk sjellin asnjë dobi. * * *Po sot, Presidenti Sejdiu u takua edhe me shefin e Zyrës së Finlandës, z. Markku Laamanen, i cili lë këtë post, por jo edhe misionin e tij në Kosovë, pasi në të ardhmen do të shërbejë në OSBE. “Në Kosovë ka shumë çështje që duhet të shtrohen me urgjencë, por procesi i pavarësimit për të gjithë ne është më i rëndësishmi dhe kërkon përkushtim të veçantë” tha Presidenti Sejdiu gjatë këtij takimi. Nga ana e tij, z. Laamanen theksoi se Finlanda konsideron që rasti i Kosovës është sui generis dhe si i tillë duhet të trajtohet.

This site is registered on wpml.org as a development site.