presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti në takim lamtumirës shefin e Zyrës së Gjermanisë në Prishtinë, z. Eugen Wolfarth

“Pavarësia e Kosovës dhe integrimi i saj në strukturat euroatlkantike është vizioni i institucioneve dhe qytetarëve tanë”, tha Presidenti Fatmir Sejdiu gjatë takimit të sotëm lamtumirës me shefin e Zyrës Gjermane në Prishtinë, z. Eugen Wolfarth. Pasi e falënderoi z. Wolfarth për punën e tij në Kosovë, Presidenti Sejdiu theksoi se ndihma që ka dhënë dhe vazhdon të japë Gjermania ka qenë shumë e rëndësishme për Kosovën, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë të sigurisë.

“Ne kemi hyrë në fazën shtesë të bisedimeve për statusin që t’i paraqesim edhe një herë argumentet tona se pavarësia e Kosovës është e vetmja zgjidhje dhe se propozimi i Ahtisarit nuk ka alternativë”, vijoi Presidenti Sejdiu, duke shfaqur bindjen se ky proces do të përmbyllet me sukses, konform vullnetit politik të popullit të Kosovës. Me këtë rast, Presidenti Sejdiu bëri thirrje që shteti gjerman të nxisë bashkëpunimin e mëtejshëm, duke e lehtësuar sistemin e vizave, duke u ndihmuar në formë bursash të rinjve të Kosovës për të studiuar në Gjermani etj.Z. Wofarth e vlerësoi lart rolin unifikues të Presidentit Sejdiu në proceset e deritashme në Kosovë. Më tej, ai shprehu besimin se bashkëpunimi në mes dy vendeve do të thellohet, meqë për këtë ekzistojnë edhe parakushtet, edhe gatishmëria e të dyja palëve. 

This site is registered on wpml.org as a development site.