presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti Ferhat Dinoshën, kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Malit të Zi

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, priti kryetarin e Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi, z. Ferhat Dinoshën, me të cilin bisedoi për gjendjen aktuale në Kosovë, në Mal të Zi dhe në rajon.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e pjesëmarrjes së komunitetit shqiptar në Mal të Zi në proceset politike për avancimin demokratik të këtij shteti të ri. Presidenti Sejdiu dhe z. Dinosha po kështu theksuan rëndësinë e paqes dhe të stabilitetit në Kosovë dhe në Mal të Zi, si dhe të avancimit të mëtejmë të marrëdhënieve shumë të mira në mes dy vendeve.“Kosova përkrah përpjekjet e Malit të Zi për demokratizim të mëtejshëm dhe integrim në strukturat euroatlantike”, tha Presidenti Sejdiu.  

This site is registered on wpml.org as a development site.