presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti drejtuesit e TMK-së

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, takoi komandantin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, gjeneral Sylejman Selimin, i cili shoqërohej nga gjeneral Chris Steirn, mbikëqyrës i TMK-së, kolonel Michael Clements dhe major Valon Ahmeti.

Mysafirët e njoftuan Presidentin Sejdiu për procesin e përmbushjes së standardeve nga TMK-ja, veçanërisht Standardit VIII, si dhe për përkushtimin e udhëheqësve dhe të gjithë pjesëtarëve të kësaj trupe për realizimin e objektivave dhe detyrave që shtron koha para saj.Në këtë takim, u bisedua edhe për transformimin e TMK-së, ndërsa Presidenti Sejdiu, duke folur për procesin e përgjithshëm politik nëpër të cilin po kalon vendi, theksoi se Kosova duhet ta ketë forcën e saj mbrojtëse, sipas kritereve të NATO-s, e cila, nëpërmjet KFOR-it, do ta ndihmojë krijimin e ushtrisë së re të Kosovës.  

This site is registered on wpml.org as a development site.