presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti ambasadorin e Spanjës, Jose Riera Siquier

“Pavarësia e Kosovës dhe sigurimi i njohjes ndërkombëtare të saj është vizioni ynë i vetëm”, tha Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati sot me ambasadorin e Spanjës në Beograd, z. Jose Riera Siquier, me të cilin bisedoi për procesin ndërkombëtar të përcaktimit të statusit të Kosovës, si dhe për përgatitjet e institucioneve dhe të subjekteve politike të vendit për zgjedhjet nacionale dhe komunale të 17 nëntorit.

Duke folur për bisedimet shtesë që po udhëhiqen nga treshja e Grupit të Kontaktit, Presidenti Sejdiu tha se “ne insistojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejt, sepse tashmë janë shterur të gjitha mundësitë për arritjen e ndonjë marrëveshjeje me Beogradin, që ende synon ta mbajë Kosovën të kolonizuar”.Po ashtu, Presidenti Sejdiu ritheksoi se Kosova i ka dhënë mbështetje propozimit të Presidentit Ahtisari, i cili, ndonëse është një dokument i kompromiseve të ndjeshme që ka bërë pala kosovare, ofron zgjidhjen më realiste dhe hap perspektivën e zhvillimit dhe të stabilitetit në rajon.Ndërsa, ambasadori Jose Riera Siquier tha se Spanja vlerëson se rasti i Kosovës është sui generis dhe se zgjidhja e çështjes së Kosovës është çelës për stabilitetin dhe integrimin e gjithë rajonit në familjen evropiane. 

This site is registered on wpml.org as a development site.