presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu pret familjarët e komandant Kumanovës

Prishtinë, 26 gusht 2008 – Presidenti i Republikë së Kosovës dr. Fatmir Sejdiu, priti në një takim dhe u dha vëllezërve Xhemajl dhe Murat Jashari, Urdhrin “Hero i Kosovës”, me të cilin kishte dekoruar në 10 vjetorin e rënies, komandantin Ismet Jashari-Kumanova.

Ky Urdhër iu nda komandant Kumanovës për trimërinë e treguar në luftën çlirimtare  për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe bashkëluftëtarët e komandant Kumanovës, z. Fatmir Limaj dhe z. Haxhi Shala. Presidenti Sejdiu vlerësoi kontributin e  komandant Kumanovës dhe të gjithë luftëtarëve, të cilët për pavarësinë e Kosovës dhanë edhe jetën e tyre, duke theksuar përkushtimin e institucioneve që ata prore të jenë të respektuar dhe të  nderuar.Xhemajl Jashari, në emër të familjes Kumanova falënderoi presidentin për ndarjen e Urdhrit “Hero i Kosovës” komandantit Ismet Jashari-Kumanova, dhe kënaqësinë që ëndrra e vëllait të tyre dhe e shumë bashkëluftëtarëve të tij, u bë realitet me krijimin e  shtetit të Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.