presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Stijoviq

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Stijoviq nga fshati Uglar i Fushë-Kosovës, e cila humbi dy fëmijë, Markon dhe Vesnën, pas një zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre.

“Më lejoni që në këto çaste të rënda për Ju, t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për shuarjen e jetës së më të dashurve Tuaj, Markos dhe Vesnës. Tragjedia Juaj na ka prekur thellë, ndaj ju lusim që të gjeni forcë dhe ta përballoni këtë dhembje të madhe”, thuhet në ngushëllimin e Presidentit Sejdiu.

This site is registered on wpml.org as a development site.