presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu mbështet Autoritetin Qendror Bankar të Kosovës

Prishtinë, 31 janar 2008 – Presidenti i Kosovës Dr. Fatmir Sejdiu pati një takim me kryetarin e ri të Bordit Drejtues të Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës, z. Gazmend Luboteni, dhe me drejtorin Menaxhues, z. Michel Svetchine.

Presidenti Sejdiu tha se Banka Qendrore e Kosovës do të luajë rol të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejmë të politikave ekonomike dhe në përshpejtimin e integrimit të Kosovës në strukturat evropiane. Përfaqësuesit e AQBK-së e njoftuan Presidentin për zhvillimet e BQK-së dhe përgjegjësitë e shtuara që do të marrë kjo bankë pas pavarësimit të vendit.Gjithashtu, u diskutua edhe për qëndrueshmërinë  e sistemit bankar në Kosovë dhe besimi i shtuar i qytetarëve në bankat që operojnë në Kosovë.Presidenti i Kosovës e përgëzoi kryetarin e Bordit të AQBK-së për përgjegjësitë e reja dhe theksoi mbështetjen e tij të parezervë për këtë institucion.

This site is registered on wpml.org as a development site.