presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu i dorëzoi zonjës Nexhmije Pagarusha çmimin “Artiste e Merituar”

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dorëzoi sot zonjës Nexhmije Pagarusha çmimin “Artiste e Merituar”, me të cilën e ka dekoruar kohë më parë.

Me këtë rast, Presidenti Sejdiu tha se dekorimi i zonjës Pagarusha është një vlerësim për veprën kulminante në fushën e artit, në fushën e muzikës shqiptare dhe në fushën e një artisteje, e cila diti në mënyrën më të mirë të jetë shprehje e identitetit dhe e vlerave të një populli, në këtë rast e muzikës shqiptare, në gjithë repertorin e saj të begatë dhe të pafund. “Ka këngë të Nexhmijes që rrallëkush ia mësynë t’i interpretojë për shkak të ritmit dhe fuqisë që kjo i ka dhënë këngës”, theksoi Presidenti Sejdiu, duke e vlerësuar veprën e saj si visar dhe krenari në gjithë opusin e përmbledhur aq mirë. Ndërkaq, zonja Pagarusha duke e falënderuar Presidentin Sejdiu për vlerësimin e veprës së saj, tha se ndjehet shumë e lumtur dhe shprehu besimin se edhe artistët e tjerë të cilët  e meritojnë do të jenë të vlerësuar në të ardhmen.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.