presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu dënoi vrasjen e dy qytetarëve në Prishtinë

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, e dënoi vrasjen e dy qytetarëve dhe plagosjen e nëntë të tjerëve, të cilët pësuan pas një shpërthimi që ka ndodhur sot rreth orës 02:00, në bulevardin “Bill Klinton” të Prishtinës.

“Aktet e tilla janë krejtësisht të papranueshme, sepse e cenojnë jetën e njerëzve, mbjellin pasiguri te qytetarët dhe e rrezikojnë stabilitetin e vendit”, ka deklaruar Presidenti Sejdiu. “Kosova është vetëm edhe një hap nga caku final, pavarësia e saj, e cila po jetësohet falë angazhimit të institucioneve, maturisë së subjekteve politike dhe të qytetarëve të Kosovës, si dhe ndihmës së vendeve mike. Prandaj, urdhërdhënësit dhe kryerësit e sulmeve të tilla ndaj qytetarëve duhet të izolohen nga shoqëria kosovare dhe të vihen para drejtësisë”, ka thënë Presidenti Fatmir Sejdiu. Në fund të kësaj deklarate, Presidenti i vendit u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa të plagosurve u ka dëshiruar shërim të shpejtë.

This site is registered on wpml.org as a development site.