presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu dekretoi faljen e 62 të dënuarve

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, duke u bazuar në Nenin 84, pika 29 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në Nenin 5 të Ligjit për Faljen, në Nenin 97 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe në Dekretin DF-001-2009 për Përcaktimin e Kritereve për Dhënien e Faljes Personave të Dënuar, nxori dekret për faljen e dënimit të mbetur apo zvogëlimin e dënimit me burg për 62 persona që janë duke vuajtur dënimet në burgjet e Republikës së Kosovës në bazë të aktgjykimeve të formës së prerë.

Presidenti i Republikës ka pasur parasysh dispozitat kushtetuese dhe të Ligjit për Faljen, Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Dekretin DF-001-2009 për Përcaktimin e Kritereve për Dhënien e Faljes Personave të Dënuar, si dhe të dhënat e rekomanduara nga Drejtoritë e Burgjeve të Republikës së Kosovës dhe mendimin e Komisionit Profesional Ad Hoc të themeluar nga Presidenti i Republikës. Meqenëse shumë nga kërkesat për falje të personave që janë duke vuajtur dënimin nuk janë kompletuar me dokumentet plotësuese, procedura për shqyrtimin e tyre do të vazhdojë.   Dekreti për falje i Presidentit të Republikës së Kosovës hyn në fuqi më 17 shkurt 2009.   Me këtë rast Presidenti ua ofroi Dekretin Ministres së Drejtësisë dhe drejtorëve të institucioneve korrektuese të Republikës së Kosovës për zbatimin e menjëhershëm të tij.  

This site is registered on wpml.org as a development site.