presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Pacolli priti drejtuesit e Bankës Qendrore të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot ushtruesin e detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), z.Gani Gërguri dhe zëvendësguvernatorin, Nexhat Kryeziu.

Z.Gërguri e njoftoi Presidentin Pacolli për gjendjen në Bankën Qendrore të Kosovës, punën që bën ky institucion, rezultatet e arritura, por edhe sfidat që e presin në të ardhmen.Ai tha se Kosova ka një sistem stabil, të sigurt dhe të shëndoshë financiar. Presidenti Pacolli vuri theksin tek projektet e së ardhmes, duke pasur gjithnjë synim zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij sa më të shpejtë në institucione dhe struktura ndërkombëtare. Ai tha se zhvillimi ekonomik, prosperiteti i vendit, është rruga më e mirë edhe për përparimin e vendit edhe për integrimin e Kosovës në familjen e madhe evropiane.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.