presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Pacolli kërkon zbardhjen e rastit të vrasjes së Leutrim Musliut

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli dënoi vrasjen e të riut 13-vjeçar Leutrim Musliu, të shtunën në fshatin Uglar të Gjilanit.

“Vrasja e Leutrim Musliut është një akt i rëndë dhe i shëmtuar. Humbja e çdo jete të njeriut në kohën që po jetojmë, në Kosovën e lirë, është një ngjarje e rëndë për të gjithë dhe një humbje e pakompensueshme për familjen”, tha Presidenti Pacolli.Presidenti Pacolli me këtë rast i shpreh Familjes Musliu, e cila ka humbur më të dashurin e saj, ngushëllimet më të sinqerta.Ai gjithashtu kërkon nga organet përgjegjëse që të punojnë që sa më parë të zbardhin këtë rast dhe fajtorët të vihen para drejtësisë

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.