presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Pacolli i shkroi Presidentit të Gjermanisë, Christian Wulff

Me rastin e aktit vrastar që ndodhi të mërkurën në Frankfurt, Presidenti i Republikës së Kosovës iu drejtua me një letër Shkëlqesisë së Tij, z.Christian Wulff, President Federal i Gjermanisë.

Në telegram, pasi shpreh ndjenjat e dhimbjes së popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës lidhur me aktin e rëndë që la dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë, Presidenti Paciolli thekson respektin e madh që qytetarët dhe institucionet e vendit tonë kanë për ushtarët dhe gjithë SHBA-në, për ndihmën që kanë dhënë për Republikën e Kosovës.“Ne u bashkohemi përpjekjeve për t’u ndihmuar autoriteteve gjermane që të kuptojnë si ka ndodhur ky akt mizor, në mënyrë që të gjithë autorët e krimit të sillen para drejtësisë”, shkruan, mes të tjerash, në letrën e tij, Presidenti Pacolli. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.