presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Bush pret në vizitë Presidentin e Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaçi

Sipas njoftimit të sotëm të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, do të do të presë në vizitë Presidentin e Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaçi, në Shtëpinë e Bardhë, më 21 korrik 2008.

Në këtë njoftim më tej thuhet: “Presidenti mirëpret takimin me Presidentin Sejdiu dhe Kryeministrin Thaçi gjatë vizitës së tyre të parë në Shtetet e Bashkuara si liderë të Kosovës së pavarur. Vizita do të jetë një mundësi e mirë për Presidentin që të diskutojë me Presidentin Sejdiu dhe Kryeministrin Thaçi mbështetjen e tij të fuqishme për përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e shtetit demokratik, prosperues dhe multietnik me institucione që u shërbejnë të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

This site is registered on wpml.org as a development site.