presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentët Ivanov dhe Tùrk urojnë Sejdiun

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, me rastin e përvjetorit të dytë të pavarësisë së Kosovës, ka marrë mesazhe urimi nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov si dhe nga Presidenti i Sllovenisë, Danillo Tùrk, tekstet e të cilave po i japim në vijim:

Mesazhi i Presidentit Gjorge Ivanov Shkëlqesia Juaj,Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës ma ofron kënaqësinë e veçantë që, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal, t’jua përcjell urimet e mia më të përzemërta për prosperitet në vendin tuaj dhe për mirëqenie të qytetarëve të tij.Dua ta shfrytëzoj këtë rast që ta shpreh besimin tim të thellë se, me anë të përpjekjeve tona të përbashkëta në periudhën në vijim, ne do t’i forcojmë marrëdhëniet tona dhe do ta kultivojmë e shtojmë bashkëpunimin tonë të ndërsjellë në të gjitha sferat me interes të përbashkët. Unë pres që, në periudhën në vijim, kontaktet midis dy vendeve tona të intensifikohen më tej në të gjitha nivelet. Kjo është mënyra me e sigurt për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, por edhe domosdo për shtimin e bashkëpunimit. Kjo është mënyra më e mirë për t’i kontribuuar synimit tonë të përbashkët – stabilitetit, prosperitetit dhe mirëqenies së rajonit tonë.Shkëlqesia Juaj, duke jua përcjellë garancitë e konsideratës sime më të thellë, kam kënaqësinë t’ju dëshiroj suksese në angazhimet tuaja, shëndet të mirë dhe gëzime. Dr. Gjorge Ivanov Mesazhi i Presidenti Danilo Tùrk Është kënaqësi e madhe për mua që, në emër të qytetarëve të Republikës së Sllovenisë dhe në emrin tim, t’ju përcjell Ju urimet për përvjetorin e dytë të pavarësisë të Republikës së Kosovës dhe të shpreh urimet më të mira për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit tuaj.Së bashku, ne kemi vendosur marrëdhënie të shkëlqyera miqësore dypalëshe, të cilat nuk janë të ngarkuara me çështje të pazgjidhura. Unë jam i bindur se ne do ta vazhdojmë dialogun intensiv politik dhe, në të njëjtën kohë, do ta përforcojmë bashkëpunimin ekonomik, duke ofruar një mori mundësish të reja. Hapja së fundmi e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Slloveni do të ndikojë fuqishëm në bashkëpunimin midis dy vendeve tona.Më lejoni t’ju siguroj se Republika e Sllovenisë do të vazhdojë ta ndihmojë Republikën e Kosovës për t’u afruar me strukturat euroatlantike, në procesin e integrimit në organizatat ndërkombëtare dhe zhvillimin e reformave institucionale.Ju lutem, Shkëlqesia Juaj, pranoni sigurimet e konsideratës sime më të lartë Danilo Tùrk

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.