presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Pacolli: Vdekja e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Warren Christopher, është humbje e madhe për të gjithë popujt liridashës

Me rastin e vdekjes së ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Warren Christopher, Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ngushëllon Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe popullin amerikan.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Warren Christopher.

Duke qenë një diplomat i kalibrit botëror, ish Sekretari Christopher, ishte në vazhdimësi i angazhuar në promovimin e  paqes, lirisë dhe demokracisë në mbarë botën, e në veçanti për rajonin e Ballkanit.

Populli i Kosovës i është jashtëzakonisht mirënjohës kontributit të Diplomatit Christopher për promovimin e paqes dhe lirisë nëpër botë, si dhe çmon lart angazhimin e tij në mbështetjen e aspiratave tona për  liri dhe pavarësi.

Vdekja e ish-sekretarit amerikan të Shtetit është humbje e madhe për të gjithë popujt liridashës. Karriera e tij prej diplomati brilant  është model i dedikimit dhe i punës së palodhshme  për krijimin e paqes, arritjen e lirisë dhe promovimin e vlerave demokratike nëpër botë.

Në emër të popullit të Kosovës ju lutem pranoni ngushëllimet tona të sinqerta”.

This site is registered on wpml.org as a development site.