presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Lukas Beglinger u emërua ambasador i Zvicrës në Republikën e Kosovës

Shefi i deritanishëm i Zyrës së Zvicrës në Kosovë, z. Lukas Beglinger, do të jetë ambasadori i parë i Konfederatës së Zvicrës në Republikën e Kosovës. Gjatë një takimi që pati me të Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, z. Lukas e solli letrën kredenciale të emërimit të tij ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Konfederatës së Zvicrës në Kosovë nga Presidenti i këtij vendi, z. Pascal Couchepin.

Po ashtu, ambasadori Beglinger e njoftoi Presidentin Sejdiu se Ministrja e Punëve të Jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy Rey, do ta vizitojë Kosovën më 28 dhe 29 mars, si dhe do ta inaugurojë Ambasadën e Zvicrës në Kosovë. Presidenti Sejdiu e pranoi me kënaqësi këtë emërim dhe konfirmoi gatishmërinë e Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve të plota e të ndërsjella diplomatike me Zvicrën.

This site is registered on wpml.org as a development site.