presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Kumtesë për media

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Haradinaj, e cila humbi më të dashurin e saj, Shqipdon Haradinajn. Më poshtë po e japim tekstin e këtij telegrami:

E nderuara familje Haradinaj,Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Shqipdon Haradinajt, djalit të dëshmorit të kombit, gjeneral Shkëlzen Haradinajt, i cili ishte njëri nga eprorët më të shquar të UÇK-së.Lajmin tronditës për vdekjen e Shqipdonit e pritëm me pikëllim të thellë, por jemi të bindur se Ju, si familje që i keni dhënë aq shumë Kosovës në përpjekjet e saj për liri e pavarësi, do të gjeni forcë ta përballoni edhe dhembjen e kësaj fatkeqësie të rëndë.Me respekt,Dr. Fatmir Sejdiu,President i Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.