presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Korniza e veprimit të grupit të unitetit për periudhën në vijim

Grupi i Unitetit do të funksionojë deri në zgjidhjen e statusit politik të Kosovës shtet i pavarur dhe sovran.

Grupi i Unitetit obligohet t’i jetësojë në Kuvendin e Kosovës të gjitha vendimet e marra me konsensus në Grupin e Unitetit.

Grupi i Unitetit vlerëson që të gjitha çështjet në vijim, me të cilat do të ballafaqohet, kërkojnë marrjen e vendimeve me konsensus në Grupin e Unitetit.

1.     Qëndrimi për Pakon e Martti Ahtisaarit, Emisarit Special të OKB-së për statusin e Kosovës.
2.     Dhënia e orientimeve themelore politike në përgatitjen e draftit të Kushtetutës së shtetit të Kosovës.
3.     Harmonizimi i Listës së ligjeve që do të ndikohen nga Pakoja e Ahtisarit (Agjenda Legjislative).
4.     Dhënia e orientimeve themelore politike në Përgatitjen e Draftit të Ligjit për simbolet e shtetit të Kosovës.
5.     Dhënia e orientimeve themelore politike në Përgatitjen e Draftit të Ligjit për zgjedhje.
6.     Vendimi për afatin kohor brenda të të cilit duhet të mbahen zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme.
7.     Koordinimi i të gjitha aktiviteteve dhe veprimeve diplomatike të Kosovës për zgjidhje të drejtë të çështjes së Kosovës.
8.     Vendimmarrja konsensuale duhet të aplikohet edhe në çështjet tjera që lidhen me statusin e Kosovës e që do të paraqiten në ndërkohë.

Grupi i Unitetit vlerëson që, duke marrë parasysh rëndësinë sipërore që kanë për proceset politike në Kosovë, Kushtetuta e Kosovës, Ligji për sistemin zgjedhor dhe Ligji për simbolet shtetërore duhet të miratohen me më së paku dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Grupi i Unitetit mori qëndrim t’i rekomandojë Grupit për Sistem Zgjedhor që zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, që duhet të mbahen më së voni në nëntor të këtij viti, të organizohen në bazë të sistemit të pastër proporcional, me lista të hapura, dhe me Kosovën si një njësi unike zgjedhore.

This site is registered on wpml.org as a development site.