presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Këshilli Konsultativ për Komunitete mbajti mbledhjen e radhës

Këshilli Konsultativ për Komunitete në mbledhjen e sotme, më 14 korrik 2011, të kryesuar nga z. Petar Miletić, diskutoi lidhur me implementimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Kosovës.

Raportin për implementimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Kosovës, e paraqiti znj. Shqipe Hajredini, nga Zyra për Komunitete, pranë Zyrës së Kryeministrit. Znj. Hajredini në hollësi i informoi anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete për implementimin e këtij ligji nga ana e institucioneve publike të Republikës së Kosovës, si në nivelin qendror dhe atë lokal.Anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete, gjithashtu i njoftoi edhe kryetari i Komisionit qendror për përdorimin e gjuhëve, z. Fehmi Sublla. Ai paraqiti të dhënat e këtij komisioni për rezultatet e përdorimit të gjuhëve në Kosovë, në bazë të Ligjit mbi përdorimin e gjuhëve, si dhe për sfidat dhe pengesat në zbatimin e tij.Anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete paraqitën shqetësimet e tyre për moszbatimin e mjaftueshëm të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Përfaqësuesit e komunitetit serb, turk dhe atij boshnjak prezantuan problemet dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen me përdorimin e gjuhës së tyre, si në institucionet publike të nivelit qendror dhe në nivel të komunave.Të gjithë diskutuesit u angazhuan që Ligji për përdorimin e gjuhëve të jetësohet në plotëni, si dhe të gjitha komunitet të gëzojnë të drejtën për përdorimin e gjuhës së tyre në institucionet publike, në përputhje me këtë ligj dhe me politikën e Qeverisë së Kosovës për barazinë e plotë të të gjithë qytetarëve të saj në të gjitha sferat e jetës shoqërore.Në fund të diskutimeve, Këshilli vendosi që ta formojë një Grup punues, i cili do ta analizojë implementimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në institucionet publike, në nivelin qendror dhe atë komunal. Ky grup punues, pas analizës që do të bëjë, rekomandimet do t’ia adresojë Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit qeveritar për përdorimin e gjuhëve.

This site is registered on wpml.org as a development site.