presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Imecs: Hungria angazhohet për bashkëpunim të gjithanshëm me Kosovën

Shefi i Zyrës Hungareze në Prishtinë, Zoltan Imecs, i ka përcjellë sot Presidentit Sejdiu urimet e Qeverisë së Hungarisë për rizgjedhjen president i vendit. Me këtë rast, ai ka shprehur sërish gatishmërinë e Hungarisë për ta thelluar në të gjitha fushat bashkëpunimin me Kosovën, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik.

Sa i përket çështjes së statusit të Kosovës, z. Imecs ka theksuar se Hungaria konsideron se plani i Ahtisarit është zgjidhja e vetme për Kosovën. “Paqja dhe stabiliteti janë interes i të gjitha vendeve të rajonit dhe ne mendojmë se pikërisht ky plan krijon mundësinë që rajoni të ketë një të ardhme më të mirë për të gjithë”, theksoi Zoltan Imecs.Ndërsa, Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, e ka siguruar diplomatin hungarez Imecs se Kosova e pavarur do t’i respektojë me përpikmëri të gjitha të drejtat e garantuara të komuniteteve pakicë, ashtu siç parashihen edhe në propozimin e Presidentit Ahtisari. “Kosova synon të jetë vend i pavarur dhe i integruar në strukturat euroatlantike, kurse të gjithë qytetarët e saj do të jenë të barabartë përpara ligjit”, theksoi Presidenti Sejdiu, i cili e falënderoi shtetin hungarez për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës dhe qasjen e drejtë për zgjidhjen e statusit.

This site is registered on wpml.org as a development site.