presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

I nderuari z. President

Me rastin e hapjes së Mbledhjes së 63-të me radhë të Asamblesë së Përgjithshme ju shkruaj lidhur me një çështje të rëndësisë së thellë.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës në mënyrë paqësore ështe arritur pas një periudhe të gjatë të administrimit nga Kombet e Bashkuara dhe një konsultimi të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar. Kosova tashmë e gëzon njohjen e 47 shteteve nga mbarë bota, duke përfshirë 21 anëtare të BE-së dhe shtete nga çdo rajon i botës. Shpresoj që Ju pajtoheni me mua se pavarësia e Kosovës tashmë është fakt dhe nuk mund të kthehet prapa. Qeveria ime është e përshkushtuar që të japë kontribut konstruktiv në bashkësinë e kombeve duke u bërë pjesë e saj.Në Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt, ne ritheksuam premtimin tonë për implementimin e planit që është hartuar nga i Dërguari Special i Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari. Kjo përfshin çështjet lidhur me të drejtat, kulturën dhe identitetin e minoriteteve në tërë shtetin tonë. Që prej atëherë këto dispozita i kemi përfshirë në kushtetutën tonë, e cila është miratuar në 15 qershor 2008. Kuvendi ynë ka aprovuar gjithashtu 41 ligje që dalin nga Propozimi Gjithëpërfshirës për Statusin. Ky legjislacion i ri, të cilin tani po e implementojmë, zhvillon institucionet tona shtetërore duke u bazuar në standardet evropiane dhe  garanton të drejtat thelbësore për të gjithë minoritetet e Kosovës dhe mbrojten e veçantë për trashëgiminë kulturore dhe fetare të serbëve. Kam kënaqësinë që t’ju njoftoj se incidentet e raportuara që kanë patur për bazë dhunën ndërmjet etniteteve, që nga shpallja e pavarësisë kanë qenë të pakta. Ne gjithashtu ua kemi shtrirë dorën e miqësisë  të gjithë fqinjëve tanë, përfshirë këtu dhe Republikën e Serbisë.Për këtë ndjejmë keqardhje që qeveria e Serbise ka paraqitur një rezolutë në Mbledhjen e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që të kërkojë një opinion këshillues për pavarësinë e Kosovës nga Gjygji Ndërkombtar i Drejtësisë. Çështjet e shtetësisë dhe të njohjes janë plotësisht politike dhe të rezervuara për udhëheqësit politikë. Për më tepër, unë kam besim që Gjygji do të japë opinion të favorshëm nëse një gjë e tillë kërkohet, por kam frikë që kjo kërkesë do të zhagiste  procesin dhe do të krijonte paqartësi në zhvillimin tonë. Kjo do ta ngadalësonte ritmin e njohjeve, do të pengonte anëtarësimin tonë në instiutcionet ndërkombëtare financiare, do të pengonte tregtin e lirë dhe mundësinë e investimeve në ekonomin tonë në zhvillim. Me gjithë respekt për fqinjët tanë, kjo do të shtyjë me tutje procesin e njohjes dhe pajtimit që duhet të ndodhë mes dy qeverive dhe popujve të të dyja shteteve.Për këtë arsye, me plot respekt kërkoj që shteti juaj të votojë kundër rezolutës e cila kërkon opinionin nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.Përzemërsisht ju falënderoj për vëmendjen tuaj në këtë çështje, Sinqerisht,                Fatmir SejdiuPresidenti i Republikës së Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.