presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjala e Presidentit të Republikës së Kosovës, shkëlqesisë së tij, zotit Behgjet Pacolli, në Parlamentin e Shqipërisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli vizitoi sot Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

Fillimisht ai zhvilloi një takim me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, me të cilën diskutoi për bashkëpunimin mes dy vendeve tona dhe për nevojën e intensifikimit të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat, me theks të veçantë për bashkëpunimin mes Parlamentit të Kosovës dhe Parlamentit të Shqipërisë.Pas takimit, Presidenti Pacolli iu drejtua me një fjalim deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.Në vijim po e sjellim të plotë fjalimin e tij:E nderuar kryetare e Parlamentit, zonja Jozefina Topalli,I nderuari kryeministër Sali Berisha,Të dashur deputetë të Shqipërisë,Të nderuar, shkëlqesi ambasadorë,Siç mund ta kuptoni, mundësia e lartë për t’ju drejtuar kësaj salle të nderuar është një burim emocionesh të forta për dikë që sapo e ka nisur detyrën e presidentit të shtetit më të ri në botë, shtetit të Kosovës.Ndaj do t’ju lutesha të më mirëkuptonit për ndonjë luhatje emocionale të zërit. Mos ma merrni për të madhe fjalën, se ndoshta fjala nuk ka qenë gjithnjë pika ime më e fortë.Megjithëse e para ishte fjala.Të dashur vëllezër të Shqipërisë,Po vij në Tiranë në të parën vizitë jashtë Kosovës, si president i Republikës. Pasi u përkrye procesi i krijimit të institucioneve, ndërsa po na mbërrijnë fjalë përgëzimi nga kryetarët e shteteve më të mëdha të botës, vendosa të nis prej këtej, prej Shqipërisë, me ftesën e mikut tim, Presidentit Topi, rrugëtimin tim ndër vëllezërit dhe miqtë e Kosovës.Dhe ky rrugëtim imi jo vetëm simbolikisht u përkrye nëpërmjet kryeveprës së Kombit shqiptar, rrugës Durrës-Kukës-Morinë, ndoshta investimit më madhor të shqiptarëve në këtë fillim shekulli. Si njeri me eksperiencë profesionale të një lloji të caktuar, unë megjithatë nuk dua të humb kohën tuaj të çmuar me vlerësime metaforike, madje as dhe për kryeveprat. S’dua t’ju lodh duke ju ofruar në këtë sallë të nderuar tabela shifrash për ato që ne për respekt të konvencioneve duhet t’i quajmë eksporte dhe importe të vendeve tona.  Duke respektuar vlerat më të mira të patriotizmit tradicional, sot së bashku me ju, dua që të shohim vetëm përpara. Me këtë qasje, unë dua t’i thërras ndërgjegjes suaj kombëtare, vetëdijes suaj politike, aftësive tuaja profesionale, për të menduar pak: a duhet të kënaqemi me këtë nivel të bashkëpunimit ekonomik, kulturor, shpirtëror mes veti? Unë them se nuk duhet të kënaqemi. Ne duhet t’i japim kuptim sakrificave të mëdha historike të heronjve tanë të përbashkët; angazhimit shekullor të paraardhësve tanë; duke hapur pista të reja bashkëpunimi.Rruga e Kombit është vektori themelor i këtij bashkëpunimi, i këtij integrimi. Ne mund të nderojmë paranë publike të harxhuar për të, duke qarkulluar në atë rrugë, në mënyrë shumë më intensive sesa sot, mallra, kapitale, ide, njerëz; Ne duhet, falë saj, por dhe iniciativave të tjera, të prodhojmë më shumë zhvillim, mirëqenie, afrim të shqiptarëve ndërmjet veti. Sot, rruga prej nga erdha, prej nga ju vini në Kosovë ka një trafik të ulët dhe ne duhet ta mbushim plot e përplot atë. Duhet të qarkullojmë shumëçka atje. Gjithë vitin.Por, ky qarkullim, këto pista të reja bashkëpunimi, të nderuar miq dhe vëllezër deputetë, duhet të zhvillohen mbi një bazament idesh të reja politike dhe institucionale.Në dritën e ideve të intelektualëve të shquar të hapësirës sonë kombëtare, që kanë folur për këtë temë – Arbër Xhaferri e ka quajtur Komunuelth shqiptar – unë do doja t’ju propozoja disa ide.Nuk po propozoj diçka tabu, që të frikësoj kënd. Kufirin mes nesh para 11 vjetësh e thyem me luftën e lavdishme ku shqiptarët e organizuar në UÇK, në aleancën historike me Perëndimin, fituan….Tani na mbetet shumë pak për të përkryer këtë punë. Mbi vlerat e së kaluarës të ndërtojmë të ardhmen. E ardhmja është bashkimi ynë kombëtar. Por jo në atë mënyrë desktruktive si dikush ndoshta e kupton bashkimin kombëtar. Ne synojmë atw bashkim që na rekomandon edhe bashkësia evropiane.Sot do t’i thyejmë barrierat kufitare me dashuri. Ia kemi detyrim brezit të ri të shteteve tona.Po propozojmë diçka të ngjashme me atë që ndodhi me krijimin e Komunitetit Evropian.Në dritën e modeleve të vetë hapësirës së Bashkimit Evropian, ne duhet të institucionalizojmë midis Kosovës dhe Shqipërisë, takime të nivelit të lartë midis presidentëve, kryeministrave dhe kryetarëve të parlamentit, pse jo edhe tw komunitetit tw biznesit, dy herë në vit.Ne jemi të hapur që këtyre takimeve t’i bashkëngjitet secili prej liderëve të vendeve fqinjë që dëshiron, qoftë Maqedonia, qoftë Mali i Zi. Këto takime nuk duhet të jenë thjesht ritual i çmalljes sonë, por rast për të bërë bilancin e marrëdhënieve tona ekonomike, politike, kulturore, etj., dhe mundësi për të trasuar pista të reja të këtyre bashkëpunimeve. Dmth, propozoj një takim periodik drejtuesish të shteteve tona në modelin e  Këshillin Evropian, apo të Samitit franko-gjerman. Në fund të fundit është dhe politikë rekomanduese e  vetë Bashkimit për ne vendet kandidate,  që para se të bëhemi gati për të hyrë në hapësirën Shengen, të jemi të integruar mes veti.Në krah të këtij samiti, unë do të propozoja që të zhvillohej Forumi periodik i biznesit midis dy vendeve. Pse?- Është e papranueshme që iniciativat e përbashkëta biznesore mes dy vendeve tona janë të pakta. – Është jonormale që bizneset tona të konkurrojnë ashpër me njeri-tjetrin. -Është e pafalshme që dy hapësirat tona jetike të parapara nga Perëndia si vende plotësuese për nga burimet natyrore, të jenë në varësi të ndonjë vendi të tretë për energjinë, apo për burime të tjera. Ndaj propozoj:- Të jetësohet realisht ndërtimi i burimeve të reja energjetike hidro dhe me qymyr në vendet tona.- Të krijohet një sistem energjetik i përbashkët. Kështu dëshira e kryeministrit Berisha që Shqipëria të jetë superfuqi energjetike, do të vlejë për hapësirën tonë të përbashkët ekonomike.- Heqjen e barrierave për lëvizjen e mallrave. Humbjet që mund të dukeshin të një farë rëndësie do të kompensoheshin nga të ardhura të tjera të krijuara prej zhvillimit.- Unifikimin e rregullave për certifikimin e mallrave, për dhënien e licencave për themelimin e ndërmarrjeve,A ka kuptim të harxhohen para të Bashkimit Evropian, apo të qytetarëve tanë për përkthimin, përshtatjen e legjislacionit në vendet tona, kur ne flasim të njëjtën gjuhë? Ndaj ne mund t’ia fillonim me unifikimin e legjislacionit për komunikacionin, legjislacionit për dokumentacionin shoqërues të mallrave, për noterizimin e dokumenteve në përgjithësi etj.Por, përveç mallrave, ne duhet të garantojmë lëvizjen e lirë të ideve, të diturisë, të kapitalit. Ndaj kërkoj të shkojmë kah: standardizimi i dijes për brezat e rinj nëpërmjet teksteve të njëjta shkollore dhe akademike; një sistemi akademik të unifikuar, unifikimit të gjuhës së dokumentacionit zyrtar, asaj të mediave, etj.Ne kemi unifikuar gjuhën në kohëra të vështira, pse të mos e bëjmë sot në kohëra të lumtura?Ka dhe plot çështje të tjera, pjesë e diskutimit të këtyre forumeve periodike. Kur  e afatizon bashkëpunimin, kontaktet, atëherë ndjenja e llogaridhënies triumfon mbi rutinën e përditshme të një angazhimi politik.Unë bisedova për këto çështje me udhëheqësit e vendit amë dhe gjeta mirëkuptim për jetësimin e këtyre ideve. Duhet të jemi të hapur që të përfshimë në këtë hapësirë dhe vende të tjera ku banojnë shqiptarë, por jo vetëm për arsyen e gjuhës.Të dashur deputetë,Në hapësirën tonë publike qarkullojnë ide sfiduese për bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Askush prej ne nuk e fsheh kënaqësinë për ide të tilla që i imagjinojmë të realizuara duke respektuar ligjin ndërkombëtar mbi të drejtat e minoriteteve, etj.Pse? Sepse ne jetojmë në një hapësirë evropiane dhe duhet t’i ndjekim aspiratat tona kombëtare në përputhje me rregullat e saj. I mbështes idetë unifikuese që i shoh të mundshme brenda hapësirës evropiane. I shoh ato si forcuese të ndjenjës kombëtare tek të rinjtë, si stimuluese të debatit publik në vendet tona.Por e kam të vështirë ta imagjinoj arritjen e këtij ideali kombëtar, pa u nisur nga konkretja, nga materialja, nga krijimi i kësaj hapësire ekonomike të përbashkët, ku jo vetëm gjuha, përbën element unifikues. Prej krijimit të kësaj hapësire do ndihemi më afër. Kur të jemi më afër, do shohim më mirë të sotmen dhe të ardhmen.Duke ju falënderuar për vëmendjen, unë ju uroj suksese në veprimtarinë tuaj fisnike.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.